LAJMI I FUNDIT:

Rivaliteti mes markave po i kushton Ford-it 1 miliardë dollarë se të tjerëve

Rivaliteti mes markave po i kushton Ford-it 1 miliardë dollarë se të tjerëve

Ford po hyn në negociata me sindikatën e United Auto Workers (UAW) dhe ndërsa prodhon më shumë nga veturat e saj në SHBA sesa rivalët e General Motors dhe Stellantis, është zbuluar se kjo ka një kosto.

Afro 80 për qind e veturave që Ford i ndërton, prodhohen në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë disa burime nga kompania bëjnë të ditur se kjo gjë i jap Ford-it një disavantazh që ka një kosto prej 1 miliardë dollarësh ndaj GM dhe Stellantis.


Auto News raporton se Ford ka një hendek të kostos së punës prej 9 dollarë në orë në krahasim me prodhuesit e huaj të makinave me punëtorë jo sindikale. Gjiganti amerikan shpenzon mesatarisht 112,000 dollarë në vit për pagat dhe përfitimet për çdo punëtor në orë dhe kjo shifër pritet të rritet pas negociatave me UAW, shkruan Car Scoops, transmeton Telegrafi.

 Ford’s U.S. Manufacturing Commitment Is Costing It $1 Billion More Compared To Rivals

Në fakt, Shawn Fein, presidenti i UAW, ka thënë se ai do të kërkojë për ngritje të konsiderueshme të rrogave dhe bonuse shtesë për anëtarët e sindikatës si një përgjigje ndaj fitimeve rekord që Ford, GM dhe Stellantis kanë pasur viteve të fundit.

UAW dëshiron të rivendosë rregullimet e kostos së jetesës dhe të heqë një sistem të niveleve të pagave që kufizon punëtorët në rreth 32 dollarë në orë.

Megjithatë, zbutja e UAW nuk do të jetë e lehtë. Muajin e kaluar, Shawn Fain kritikoi një plan të Departamentit të Energjisë të SHBA për të huazuar 9.2 miliardë dollarë për një sipërmarrje të përbashkët midis Ford dhe prodhuesit të baterive SK për tre fabrika të mëdha të baterive veturave elektrike në SHBA.

Fain tha se kredia nuk merr parasysh pagat, kushtet e punës ose të drejtat e punëtorëve sindikal. /Telegrafi/