Në 25 dhjetor 1989, në radio dhe televizion janë transmetuar këngët e Krishtlindjes dhe, drejtpërsëdrejti, për herë të parë mesha e Krishtlindjes në Katedralen Patriarkale, ndërsa televizioni njoftoi se Elena dhe Nicolae Ceausescu ishin gjykuar nga një Gjykatë Ushtarake e Jashtëzakonshme.
Bashkëshortët Ceausescu u akuzuan për gjenocid (mbi 60 mijë viktima), organizimin e veprimeve të armatosura kundër popullit rumun, shkatërrimin e pronës publike, rrënimin e ekonomisë kombëtare dhe tentativën për të ikur nga shteti në bazë të fondeve të depozituara në bankat e huaja prej mbi një miliard dollarë. Të dy u dënuan me vdekje dhe pasuria e tyre u konfiskua. Të pandehurit nuk e njohën legjitimitetin e gjykatës, për pasojë refuzuan edhe ta apelojnë vendimin.
Vendimi u vu në ekzekutim rreth orës 15:45, në njësinë ushtarake në Targovishte, ku ata mbaheshin të burgosur që prej datës 23 dhjetor. Tetë parashutistët e zgjedhur nga koloneli Ioan Suciu, komandant i UM 01482 dhe i mikro-garnizonit Boteni, tërhoqën këmbëzën e armës. Në murin e rrethimit të trupave të Gardës, të bërë shoshë nga plumbat, Nicolae dhe Elena Ceausescu gjendeshin të vdekur në asfalt nën një re pluhuri, me palltot e tyre të lyera me gjak.
Vite më vonë, në një intervistë të vitit 1997 dhënë në gazetën “The New York Times”, Nexhmije Hoxha, gruaja e ish-diktatorit shqiptar Enver Hoxha, i cili vdiq në vitin 1985, tregoi ndjenjën (tmerrin) që ajo përjetoi në kohën e ekzekutimit të bashkëshortëve Ceausescu. Tmerri për të parë të paimagjinueshmen, bëhet realitet.
“Mendova se një gjë e tillë (rënia e komunizmit – n.m.) nuk do të ndodhte kurrë këtu. Por pasi pashë se çfarë ndodhi në Rumani, kuptova që është e mundur”, deklaroi e veja e diktatorit shqiptar.
Nexhmije Hoxha, me nofkën “Pantera e Zezë”, shpesh krahasohej me Elena Ceausescun.
“Në galerinë e errët të grave të tiranëve, Gadishulli Ballkanik ka dy modele: Elena Ceausescu, në Rumani dhe Nexhmije Hoxha në Shqipëri. E para u bë një model i injorancës dhe mendjes së ngushtë, e fiksuar pas idesë për të marrë tituj shkencorë – por sa më shumë tituj merrte, aq më qesharake bëhej. E dyta u shqua për vogëlsinë e saj dhe mizorinë e pashembullt, gjë që i bëri shqiptarët ta quajnë ‘Pantera e Zezë’”, shkruan shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare në parathënien e librit ‘Zonja e zezë, Nexhmije Hoxha’, shkruar nga Fahri Balliu.
Në fakt, midis dy diktaturave, asaj të Rumanisë dhe asaj të Shqipërisë ka shumë ngjashmëri.
Në librin “Stalinizmi për përjetësi”, eksperti në rrymat revolucionare Vladimir Tismaneanu paraqet pikën e konvergjencës së tipologjive tiranike të mishëruara nga të dy diktatorët: “Megjithëse trashëgimia teorike leniniste u përdor në Rumani më pak sesa në vendet e tjera, Ceausescu kurrë nuk braktisi rregullat e vendosura nga bolshevikët pas vitit 1921: eliminimin e çdo forme të demokracisë brenda partisë, centralizmin burokratik dhe gjithëfuqinë e sekretarit të përgjithshëm. Ai nuk mund të pranonte veprimtaritë fraksioniste dhe kishte një vizion militarist për rolin dhe strukturën e partisë. Meqenëse në mendjen e tij partia dhe udhëheqësi ishin një dhe e njëjta, adhurimi i partisë nënkuptonte në mënyrë të nënkuptuar hyjnizimin e udhëheqësit. Ritualet bizantine të hyjnizimit ndërthureshin me referencat e ortodoksisë marksiste-leniniste, ndërsa shërbëtorët e përulur garuan me njëri-tjetrin në lavdërimin e vlerave dhe ‘mprehtësisë’ së udhëheqësit. Me përjashtim të Enver Hoxhës, asnjë udhëheqës tjetër i Evropës Lindore të epokës post-staliniste nuk ka arritur të konceptojë një adhurim të tillë personaliteti kaq sistematik dhe teatral”. /Euronews/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
“Nusja e Kemal Pashës së Turqisë?”

Kënga 900-vjeçare shqiptare dhe historia e kalorësit enigmatik (Video)

Miti i gjarprit të shtëpisë në diskursin dramatik të Ajri Begut

Viti 1942: Mustafa Kruja në Kosovë, vrasja e Vojo Kushit dhe Balto Stambollës

Udhëtim nëpër fjalorin e Kosovës

Arti dhe shoqëria

Telegrafi

CH-N

Kreditimi Rural i Kosoves

Kreditimi Rural i Kosoves

InterAlumin

Lëshohet lokali me qira – mundësi fantastike për një vend të ri biznesi në Prishtinë te Qafa! ID-201

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Çdo verë i njejti debat – a duhet të veshin meshkujt pantallona të shkurta?

Magnum Trainers – trenerka që kombinon stilin dhe komoditetin për gratë

Këto këpucë kanë kombinimin perfekt të ngjyrave për stilin tuaj

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll
Më të lexuarat

Messi nuk përmbahet, godet ashpër PSG-në për dy vitet e kaluara në Parc des Princes

Notat e lojtarëve, Man City 1-0 Inter: Ederson yll i ndeshjes

Kapiteni i Man Cityt, Gundogan: Ndeshja ishte 50/50, me fat që fituam ne

Intervista emocionale e Jack Grealish pas triumfit historik të Man Cityt në Ligën e Kampionëve

Kërkohet reagimi i ndërkombëtarëve pas arrestimit të dy shqiptarëve në Serbi

Pamjet tregojnë se si shkatërrohet një tank rus i tipit T-80