LAJMI I FUNDIT:

Rithemelohet Komisioni ndërministror për investime strategjike

Rithemelohet Komisioni ndërministror për investime strategjike

Me propozimin e Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), qeveria ka rithemeluar Komisionin ndërministror për investime strategjike.

Ndonëse në kohë pandemie, MEPTINIS-i ka theksuar se ka vendosur kontakte të shumta me investitorë potencialë në sektorë të rëndësishëm për zhvillimin e Kosovës.


“Ministria është duke shqyrtuar kërkesat e 23 aplikuesve për statusin e investitorit strategjik”, është thënë në njoftimin e kësaj ministrie.