Gjatë ditës së sotme (e diel) një pjesë e madhe e artistëve kanë mbushur rrjetet e tyre sociale, me urime drejtuar baballarëve të tyre.

Kjo, pasi fjalët e ëmbla drejt tyre vijnë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Babait.


Të njëjtin veprim e ka bërë edhe këngëtarja shqiptare, Rita Ora, ku përmes rrjetit social Instagram, ka shpërndarë imazhe me prindin e saj.

ritaora 104169577 603189627272260 5341050463693557722 n (Foto: Instastory)

Fillimisht ajo kishte vendosur të hap arkivat, dhe të ndajë disa fotografi të vjetra me të, teksa zgjodhi mesazhe të përzemërta.

“Të dua babi, urime Ditën e babait”, ka shkruar ajo.

ritaora 104918223 326613775115522 5127937797748738791 n (Foto: Instastory)

Në një tjetër postim ajo shtoi: Ti je shoku im më i ngushtë, më pëlqen të qesh me ty”.

Besnik Sahatçiu dhe bashkëshortja e tij, Vera, përpos këngëtares kanë edhe dy fëmijë të tjerë, Elenën dhe Donin.

ritaora 104430179 1632033716948747 2488411763443169771 n (Foto: Instastory)

Ndërkaq, më parë gjatë kësaj dite, edhe këngëtarja Dua Lipa ka ardhur me një urim të veçantë për babanë e saj, përmes rrjeteve sociale. /Telegrafi/