Rita Ora ka treguar figurën e saj të mrekullueshme, teksa ka shijuar një udhëtim në Itali.

Këngëtarja e “Anywhere” dukej aq magjepsëse në fotografitë e egra, teksa veshi bikini ngjyrë kafe në rrugët e qytetit.


Rita e modeloi veshjen e saj me një fund shumëngjyrësh dhe pozoi teksa linte flokët e saj të mjaltit të rrjedhin të lirë, shkruan DailyMail.

rita 1 1

Ajo zgjodhi aksesorët minimalë për daljen dhe mbante me vete një çantë dore blu dhe rozë.

Në një fotografi nga afër, ajo u dha ndjekësve në Instagram një paraqitje të shkurtë të grimit të saj natyral.

rita 2

Ajo ka shkruar në postim: “Oh Itali çfarë gëzimi”.

Rita ndau gjithashtu një sërë fotografish të tjera me 16 milionë ndjekësit e saj nga udhëtimi i saj.

Në një fotografi tjetër, ajo dukej e shkujdesur dhe plot argëtim teksa nxori kokën nga dritarja e makinës. /Telegrafi/

ritaa