LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora: Më thanë se ishin 300 mijë vetë në koncert, faleminderit Kosovë

Rita Ora: Më thanë se ishin 300 mijë vetë në koncert, faleminderit Kosovë

Rita Ora ka qëndruar për disa orë në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Me këtë rast ajo ka mbajtur një koncert edhe para publikut në kryeqytet, në kuadër të vigjiljes së përvjetorit të dhjetë të pavarësisë së Kosovës.


Në një rast, para fillimit të performancës ka dal në ballkonin e hotelit për të parë se sa shumë njerëz kishin dal për ta shikuar performancën e saj.

Sipas Ritës, në sheshet e Prishtinës ishin mbledhur rreth 300 mijë njerëz dhe kjo ka bërë që të jetë falënderuese ndaj të gjithëve.

“Ata vetëm më thanë se rreth 300 mijë njerëz dolën të më shohin sonte. Gëzuar ditën e pavarësisë. Unë nuk do të isha kudo tjetër në botë. Ne e filluam këtë së bashku, nuk do të isha këtu, pa ju. Gati dhjet vjet në këtë lojë dhe kjo ndjenjë kurrë nuk shuhet. Jam mirënjohëse. Unë jam krenare. Unë jam shqiptare. Deri herën tjetër!!! Ndalesa e radhës Brit Awards”, ka shkruar Rita në Instagram.

Rita e mahnitur, nuk mund të besonte se aq shumë njerëz janë mbledhur për të
Lexo po ashtu Rita e mahnitur, nuk mund të besonte se aq shumë njerëz janë mbledhur për të

Theksojmë se në këngën “Shine Ya Light”, videon e së cilës e ka realizuar në vendlindje, kishte futur një pjesë të valleve shqipe, gjë që bëri të duartrokitet gjatë nga publiku.

Ajo më tutje ka falënderuar të gjithë stafin që e kanë ndihmuar në karrierë si dhe qeverinë e Kosovës për këtë organizim madhështor në Prishtinë.

Rita Ora: Ne kemi shumë talentë dhe talente, duhet ta bëjmë vendin tonë krenar (Foto/Video)
Lexo po ashtu Rita Ora: Ne kemi shumë talentë dhe talente, duhet ta bëjmë vendin tonë krenar (Foto/Video)

Ndryshe, Ritën do të mund ta shohim gjatë ditës së mërkurë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Brit Awards, ku pritet të këndoj disa këngë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?

Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?

Magazina
“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin

“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin

Magazina
“Pse të shkosh lakuriq në Met Gala?” Ekspertët e industrisë së modës deklarojnë se janë lodhur me ansamblet thuajse nudo

“Pse të shkosh lakuriq në Met Gala?” Ekspertët e industrisë së modës deklarojnë se janë lodhur me ansamblet thuajse nudo

Magazina
Besa si një

Besa si një "Titan" i vërtetë në 'Eurovision 2024', përfundon me sukses performancën e saj në Malmo

Magazina

"ZiuuRugs" - Historia e suksesit të kompanisë nga Kosova që dekoron ambientet e Wiz Khalifa, Metro Boomin dhe Martin Garrix

Magazina
Mbyllet votimi në gjysmëfinalen e

Mbyllet votimi në gjysmëfinalen e "Eurovison 2024": Shqipëria në pritje të rezultatit

Magazina
Kalo në kategori