Rita Ora po kalon momente të mrekullueshme në Gold Coast të Australisë, duke ndarë pamje nga pushimet e saj në Instagram.

Në fotografitë e publikuara të martën, këngëtarja dhe aktorja 33-vjeçare shfaqej me bikini elegante dhe veshje të lehta verore, duke pasqyruar atmosferën e ngrohtë të verës.


E shoqëruar nga bashkëshorti i saj, regjisori Taika Waititi, Rita ka kaluar kohë të veçantë në Australi, ndërsa Taika punon në projekte të reja, shkruan DailyMail.

94586845 14332729 Rita Ora is having the time of her life on Australia s Gold Coas a 10 1738054977959

Pavarësisht angazhimeve të saj në muzikë dhe aktrim, Rita mbetet një figurë e fuqishme në industrinë e argëtimit.

Së fundmi, u raportua se këngëtarja ka fituar afro 6 milionë euro gjatë vitit të kaluar nga muzika, televizioni dhe investimet në pronë.

94586851 14332729 The star and her director husband Taika Waititi have been soakin a 11 1738054987288

Asetet e saj, sipas llogarive financiare të kompanive personale, arrijnë në afro 32 milionë euro.

Rita, e cila vitin e kaluar publikoi albumin e saj të fundit You & I, ka treguar gjithashtu aftësitë e saj si aktore.

94586849 14332729 Captioning the Insta carousel Vybezzz Rita wowed in a retro prin a 12 1738055001698

Ajo është përfolur për një rol të ri në një film të Marvel-it, duke vijuar suksesin pas roleve në filma si ‘Fifty Shades of Grey’ dhe ‘Detective Pikachu’.

Tashmë e martuar me Taika Waititi, regjisor i disa filmave të mëdhenj të Marvel-it, duket se Rita është gati për kapituj të rinj emocionues si në jetën profesionale, ashtu edhe atë personale. /Telegrafi/

94586857 14332729 image a 13 1738055047033

94586853 14332729 Rita and Taika who wed last year in an intimate ceremony have be a 14 1738055072348

94586847 14332729 image m 16 1738055078985

94586841 14332729 The Mail s Richard Eden revealed this week that she earned 5mill a 17 1738055142389