LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora shijon pushimet me motrën dhe të dashurin në Australi, ndërsa ajo dhe Taika kanë bërë tatuazhe në trup inicialet e tyre

Rita Ora shijon pushimet me motrën dhe të dashurin në Australi, ndërsa ajo dhe Taika kanë bërë tatuazhe në trup inicialet e tyre

Rita Ora është aktualisht në Australi për të xhirimet e “The Voice Australia 2022”.

Dhe këngëtarja shqiptaro-britanike me siguri e shfrytëzoi në maksimum motin përvëlues të vendit të dielën, teksa shijoi rrezet e diellit së bashku me të dashurin e saj, regjisorin Taika Waititi, 46 vjeç dhe motrën Elena Ora në një plazh në Sydney.

31-vjeçarja dukej e pabesueshme teksa tregoi figurën e saj të trupit në një palë bikini jeshile fluoreshente me fije, e cila tregonte linjat e saj atraktive të trupit, shkruan DailyMail.


Këngëtarja mezi ishte në gjendje t’i përmbante asetet e saj të bollshme në numrin e vogël të bikineve që kishte veshur, duke e kombinuar pamjen e saj me një palë syze dielli të mëdha dhe një kapele bejsbolli ngjyrë jeshile.

Interpretuesja e hitit “Hot Right Now” u shfaq tepër e relaksuar teksa shtrihej në mjedisin piktoresk, ku nxori një libër me poezi të titulluar “The Sun and her Flowers” të autorit Rupi Kuar, ndërsa Taika u zhyt në oqean.

Ndërsa ndihej rehat në peshqirin e saj të plazhit, Rita tregoi gjithashtu një tatuazh të ri në kyçin e këmbës së saj të majtë.

Artistja shqiptare kishte bërë një tatuazh të ri me zemër ku në mes të saj ishte një ‘T’, e cila mund të jetë një shenjë e romancës së saj të lulëzuar me Taika Waititin – me të cilin besohet se filloi zyrtarisht lidhjen në mars të këtij viti.

Mjaft interesante, Taika gjithashtu duket se ka një tatuazh të ri – shkronjën ‘R’ në ijën e tij të djathtë, e cila mund të jetë dedikim për Ritën.

Vetë regjisori i “Thor” dukej se ishte në humor të mirë, teksa kishte veshur një palë pantallona të shkurtra noti ndërsa ngrinte krahët në ajër me emocion gjatë një zhytjeje në ujë.

Ndërkohë, motra e Ritës, Elena – e cila është gjithashtu është menaxherja e saj – dukej po aq mahnitëse sa edhe motra e saj e vogël me një palë bikini ngjyrë rozë dhe të verdhë.

Ndërsa qëndronin në plazh, Rita dhe Taika u njohën nga disa fansa aty pranë – dhe u ndalën me ëmbëlsi për të bërë një fotografi me ta ndërsa ishin të veshur me veshjet e tyre të plazhit.

Përpara rrezitjes në diell, Rita ishte parë e veshur me një këmishë blu të madhe.

Taika gjithashtu u mbështoll me një këmishë të bardhë dhe veshi një palë rrogoza ndërsa mbante një çantë të madhe në plazh.

Rita ndodhet në Australi për spektaklin “The Voice Australia”, pasi është e angazhuar si anëtare e jurisë.

I dashuri i saj thuhet se do të vazhdojë punën në disa filma të ardhshëm atje, duke përfshirë “Thor: Love and Thunder”.

Çifti thuhet se i kanë çuar gjërat aq përpara sa po e mendojnë seriozisht edhe fejesën e tyre. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Magazina

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Magazina
Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Magazina
Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Magazina
Mori me qira një rezidencë milionëshe, pse Meghan Markle nuk e filmoi spektaklin në shtëpinë e saj?

Mori me qira një rezidencë milionëshe, pse Meghan Markle nuk e filmoi spektaklin në shtëpinë e saj?

Magazina
Kalo në kategori