LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora shijon momentet në para-ndejën e ‘Grammy Awards’ me bashkëshortin e saj – Taika Waititi

Rita Ora shijon momentet në para-ndejën e ‘Grammy Awards’ me bashkëshortin e saj – Taika Waititi

Rita Orës iu bashkua bashkëshorti i saj Taika Waititi në para-ndejën e “Grammy Awards 2023” të mbajtur në ‘Limitless’, në Los Angeles të premten.

Këngëtarja 32 vjeçe, mbështilli krahët rreth regjisorit 47 vjeçar, teksa dyshja bënë daljen e tyre të parë publike që kur ajo konfirmoi martesën e tyre, shkruan DailyMail.

Ajo kishte veshur një fustan shumë të guximshëm të tejdukshëm me shpatulla me pupla për ngjarjen e profilit të lartë, që njëherësh shënoi dhjetë vjetorin e muzikës së saj.


Interpretuesja e hitit “You Only Love Me”, u sigurua që e gjithë vëmendja e shikuesve të ishte te veshja e saj e ekspozuar.

Është emerald - Rita Ora zbulon në emisionin e Jimmy Fallon unazën e martesës me të cilën bashkëshorti i saj Taika Waititi i propozoi
Lexo po ashtu Është emerald - Rita Ora zbulon në emisionin e Jimmy Fallon unazën e martesës me të cilën bashkëshorti i saj Taika Waititi i propozoi

Rita dukej sensacionale në veshjeb rrjetë me detaje të zeza që i mbulonin shpatullat dhe ia mbulonin gjoksin, tksa vinin në pah fizikun e saj të tonifikuar.

Ajo e bashkoi look-un me një palë funde të zeza dhe e rriti gjatësinë e saj me disa taka me rripa.

Taika ndërkohë tregoi flokët e tij të prera dhe mjekrën e rregulluar, teksa vendosi të vishte një këmishë, e cila ishte mbi një bluzë të bardhë të thjeshtë.

Ai e bashkoi veshjen e tij me një xhaketë ‘bomber’ të markës “Prada” dhe një palë pantallona shumëngjyrëshe me material lëkure.

Rita më në fund konfirmoi se ishte martuar me regjisorin nga Zelanda e Re, duke e përshkruar dasmën si ‘perfekte’ dhe ‘ditë të veçantë’.

Këngëtarja ishte e ftuar në ‘Heart Radio Breakfast’ për të promovuar këngën e saj më të fundit “You Only Love Me”.

Ajo tha: “Po [jam e martuar]. Unë jam zyrtarisht jashtë tregut të beqarëve. Zgjodha ta mbaja më private dhe ta mbaja më shumë për vete, por në klipin tim të ri po luaj në atë që mund të kishte qenë – dasma ime”.

Rita vazhdoi: “Doja të bëja një dasmë që nuk shkoi sipas planit… kjo nuk do të thotë se kjo është ajo që ndodhi në të vërtetë”.

Duke folur për ditën e madhe, Rita tha: “Ishte perfekte. Ishte pikërisht ashtu siç doja unë”.

Duke folur për ndryshimin e mundshëm të mbiemrit ajo pranoi: “Patjetër që kam menduar të marr mbiemrin e tij, por kam punuar shumë për këtë mbiemër – Ora. Nuk e di… Nuk kam vendosur ende”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Rrenë qoftë" - bëhet viral reagimi i Gjestit kur mendon se ish-partneri i Eglit, Olsi Bylyku po hynte në shtëpinë e BBVA si banor në natën e parë

Magazina
Gjesti shkakton zemërim te banorët tjerë, ua merr rrobat nga lavanderia dhe ua hedh në mes të dhomës së ditës

Gjesti shkakton zemërim te banorët tjerë, ua merr rrobat nga lavanderia dhe ua hedh në mes të dhomës së ditës

Magazina
Gjesti i gatuan 'kulaç' Loredanës dhe ajo e ndjek nëpër shtëpi: Nëse vazhdon kështu, edhe unë do të të përmend Zhanetën

Gjesti i gatuan 'kulaç' Loredanës dhe ajo e ndjek nëpër shtëpi: Nëse vazhdon kështu, edhe unë do të të përmend Zhanetën

Magazina
Princi William i nënshtrohet testit sekret të kancerit: Familja mbretërore përballet sërish me sëmundje të rrezikshme?

Princi William i nënshtrohet testit sekret të kancerit: Familja mbretërore përballet sërish me sëmundje të rrezikshme?

Magazina
Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për thyerje të rregullave, Vëllai i Madh dënon të gjithë banorët

Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për thyerje të rregullave, Vëllai i Madh dënon të gjithë banorët

Magazina
Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

Magazina
Kalo në kategori