Xhudistja jonë, Distria Krasniqi ka arritur ta bëjë krenare gjithë Kosovën duke fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Ajo fitoi tri ndeshjet e para dhe pastaj edhe finalen, duke i siguruar Kosovës medaljen e parë olimpike për sivjet.


Të gëzuar për suksesin e saj janë shprehur të gjithë shqiptarët anë e mbanë trevave, të cilët e kanë përgëzuar skuadrën e Kosovës për suksesin e parë që në nisjen e edicionit të sivjetmë të Lojërave Olimpike.

Krenare me arritjen e sotme është shprehur edhe artistja shqiptare me renome botërore, Rita Ora.

Ajo ka shpërndarë në InstaStory postimin e Presidentes Osmani në Instagram, ku krenohet me suksesin e Distrias.

Rita ka shkruar në shqip për suksesin që xhudistja me prejardhje nga Peja shënoi mëngjesin e së shtunës.

222134377 347144706788815 2508859164215254323 n e1627126266418

"Urime, Kosova lë gjurmë në Tokio 2020, Distria Krasniqi fiton medaljen e artë olimpike", ka shkruar Rita Ora në postimin e saj në InstaStory.

Mirënjohje për të arriturat e Krasniqit kanë shprehur  gjithashtu edhe krerët e shtetit dhe një numër i madh fytyrash publike. /Telegrafi/