Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Rita Ora, ka bërë një tjetër paraqitje spektakolare në kuadër të turneut të saj të verës.

Kësaj radhe ajo ka interpretuar në koncertin vjetor "Impact Night" në të mbajtur në "Ahoy Arena" të Roterdamit në Holandë.


Interpretuesja e hitit "Let You Love Me" ndau me fansat e saj të shumtë në Instagram një sërë fotografish të realizuara gjatë performancës së saj, dhe disa të tjera nga prapaskena.

ritaora 1717667506 3384362800588616876 189379530

Ajo duket tejet atraktive në të bardha dhe me flokët e saj kaçurrela, teksa interpretoi live një repertoar hitesh të saj për publikun holandez.

Nga fotografitë, vërehet se fansa të shumtë kanë qenë prezent në këtë koncert, për të dëgjuar këngët e yllit global të muzikës pop.

ritaora 1717667506 3384362800647361449 189379530

"Gjithmonë kam kaluar kohën më të mirë në Holandë. Do të kthehem shpejt, në cilat qyteti dëshironi që të bij", ka shkruar Ora në mbishkrimin e fotografive në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Fansa të shumtë iu drejtuan me komente nga vende të ndryshme të botës, duke shprehur dëshirën për ta pasur atë në një koncert kudo ku ata janë - gjersa në shumë prej komenteve, fansat shqiptarë kishin shkruar "Prishtina" në komentin e tyre, me dëshirën për ta parë artisten që të performojë në vendlindje.

ritaora 1717667506 3384362800588697259 189379530

Rita përndryshe gjatë kësaj vere do të performojë në vende të ndryshme si: Rumani, Hungari, Sllovaki, Gjermani, Mbretëri e Bashkuar e shumë të tjera. /Telegrafi/

ritaora 1717667506 3384362800588590486 189379530

ritaora 1717667506 3384362800588734317 189379530 Foto: Rita Ora/Instagram