Ajo ka shumë arsye për të festuar pasi “The Voice Australia” u dëshmua se ishte një goditje e shikueshmërisë me gati dy milionë shikues që ndoqën premierën live.

Dhe Rita Ora dukej se ishte në një gjendje shpirtërore u shfaq me një veshje ngjyrë vjollce tërheqëse, ndërsa ishte në Paris të premten, shkruan DailyMail.


Këngëtarja, 30 vjeçare, vuri në pah barkun e saj të tonifikuar, ndërsa kishte veshur një kostum prej sateni me shkëlqim.

rita1 3 Foto: BackGrid

Rita tregonte vetëbesim teksa lëvizte nëpër rrugë dhe shfaqi figurën e saj të bujshme trupore, teksa ishte veshur në ansamblin e saj elegant.

rita2 1 Foto: BackGrid

Ylli me prejardhje shqiptare mbante me vete një çantë dore, ndërsa kishte veshur një palë taka të po së njëjtës ngjyrë.

Asnjëherë për të mos harruar aksesorët e saj, Rita kishte zgjedhur të vinte një palë syze dielli të lezetshme, teksa kishte zgjedhur një gjerdan të bukur për të kompletuar pamjen e saj.

rita3 Foto: BackGrid

Paraqitja e Ritës në Paris vjen pasi rreth 1.33 milionë njerëz e shikuan episodin e parë të sezonit 10 të “The Voice Australia” në pesë qytetet kryesore - Sidney, Melburne, Brisbane, Adelaide dhe Perth.

Kjo shifër u rrit në 1.91 milionë në shkallë vendi, kur u përfshinë shikuesit rajonalë.

rita4 1 Foto: BackGrid

Konkursi i këndimit pothuajse dyfishoi audiencën e “Nine's The Block” (747,000 shikues) dhe gjithashtu la prapa “Survivor Australian” me 609,000.

“The Voice Australia” organizohet nga Sonia Kruger këtë vit, dhe paneli i jurisë përfshin emrat e njohur si: Rita Ora, Guy Sebastian, Jessica Mauboy dhe Keith Urban. /Telegrafi/

rita5

rita6 1

rita7 1

rita8 1

rita9 1

rita10 1