LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora fotografohet në një dalje solo pa bashkëshortin në një lokal të Sydneyt

Rita Ora fotografohet në një dalje solo pa bashkëshortin në një lokal të Sydneyt

Rita Ora ndodhet në Australi për xhirimet e spektaklit “The Voice Australia”.

Dhe ylli shqiptaro-britanik i muzikës pop shijoi një dalje solo pa bashkëshortin Taika Waititi të premten mbrëma, ku dëgjoi muzikë të zhanrit ‘house’ me disa miq.

32-vjeçarja u drejtua për në Continuum, të drejtuar nga Sydney DJ Netanel, në ambientet e modës Bedouin, ku u ul në një qoshe që të mosa dukej nga publiku, shkruan DailyMail.


Ajo piu një shishe ujë dhe bisedoi me miqtë e saj, por shpesh shpërqendrohej nga iPhone-i i saj.

Rita Ora fotografohet e veshur me rroba më të trasha për të përballuar të ftohtin e Sydneyt
Lexo po ashtu Rita Ora fotografohet e veshur me rroba më të trasha për të përballuar të ftohtin e Sydneyt

Ajo ishte veshur elehante, me një ansambël të zi, pa mëngë dhe i la kaçurrelat e saj të rrjedhin poshtë fytyrës së saj, duke veshur më vonë një xhaketë të kuqe.

Bukuroshja së fundmi ka mbërritur në Sydney me bashkëshortin e saj, regjisorin nga Zelanda e Re, Taika Waititi.

Çifti u martuan gjatë verës, me Ritën e cila zbuloi se nuk donte ndonjë ‘vëmendje të veçantë’ atë ditë.

Ajo tha për revistën Glamour së fundmi në një intervistë: “Disa femrave u pëlqen të ndiejnë atë vëmendje vërtetë të veçantë atë ditë. Dhe të gjithë janë të ndryshëm”.

“Dhe për mua – mendoj se me punën time, është e gjitha… është shumë e drejtuar nga vëmendja – kështu që doja ta mbaja private sepse jeta ime dhe karriera ime nuk janë të tilla”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Aktorja transgjinore Hunter Schafter ankohet se në pasaportën e saj shkruhet se është mashkull: Vërtet nuk di çfarë të bëj

Aktorja transgjinore Hunter Schafter ankohet se në pasaportën e saj shkruhet se është mashkull: Vërtet nuk di çfarë të bëj

Magazina
Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit

Magazina
Sfidohet Gjesti nga Vëllai i Madh: Zgjedh Rizartën për të ndarë shtratin, Egli: E dija

Sfidohet Gjesti nga Vëllai i Madh: Zgjedh Rizartën për të ndarë shtratin, Egli: E dija

Magazina
Gjesti hap zarfin e dytë: Ka në dorë fatin e pesë banorëve

Gjesti hap zarfin e dytë: Ka në dorë fatin e pesë banorëve

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli i jep fund beqarisë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli i jep fund beqarisë

Magazina
Kalo në kategori