LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora e lumtur në krahët e bashkëshortit, publikon një tjetër fotografi dashurie me Taika Waititin

Rita Ora e lumtur në krahët e bashkëshortit, publikon një tjetër fotografi dashurie me Taika Waititin
Rita Ora dhe Taika Waititi (Foto: Rita Ora/InstaStory)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, këto ditë ndodhet në Sydney të Australisë.

Ajo ka shkuar atje e shoqëruar nga bashkëshorti dhe familja e saj, ku do të qëndrojë për disa kohë, për spektaklin e talenteve “The Voice Australia”.

Për të tretin vit me radhë, ajo është zgjedhur të jetë anëtare e jurisë në spektaklin e shumëshikuar në kontinentin australian.


Rita Ora në Australi (Foto: Rita Ora/Instagram)

Rita ndërkohë po vazhdon t’i mbajë të azhurnuar ndjekësit e sja përmes fotografive dhe videove të ndryshme që publikon në rrjetet sociale.

Rita Ora uron Pashkët me imazhe atraktive nga Australia
Lexo po ashtu Rita Ora uron Pashkët me imazhe atraktive nga Australia

Së fundmi, interpretuesja e hitit “Your Song” rishpërndau në InstaStory një fotografi të publikuar nga një prej faqeve të saj të fansave, ku shihej me burrin e saj, Taika Waititi.

Rita Ora dhe Taika Waititi (Foto: Rita Ora/InstaStory)

Fotografia është realizuar në pas-ndejën e mbrëmjes së çmimeve “Oscars” të organizuar nga Revista “Vanity Fair”, ku çifti kanë pozuar të shtrirë në dysheme, në pozicione të kundërta por të bashkuar te pjesa e sipërme.

Ata mund të shihen të lumtur dhe të buzëqeshur në këtë imazh, i cili dëshmon edhe një herë dashurinë e madhe që dyshja kanë për njëri-tjetrin. /Telegrafi/

Rita Ora dhe Taika Waititi (Foto: Jemal Countess/GA/The Hollywood Reporter via Getty Images)

Rita Ora dhe Taika Waititi (Foto: Robert Smith/Patrick McMullan via Getty Images)