Rita Ora duket magjepsëse në fustan të zi, teksa merr pjesë në darkën private të Revistës "Tings" në Los Angeles

Kate Beckinsale dhe Rita Ora dukeshin magjepsëse ndërsa morën pjesë në darkën private të revistës “Tings” në Los Angeles të martën.
Gjyqtarja e spektaklit “The Masked Singer”, 29 vjeçarja Rita Ora, dukej rrezatuese e veshur me një fustan të zi me mëngë të gjata, i cili tregonte fizikun e saj të lezetshëm, shkruan DailyMail.

Rita i shtoi magjepsje pamjes së saj, me një shumëllojshmëri të gjerdanave që kishte vënë në qafë së bashku me vathët zbukurues.
Duke pozuar për një çast përkrah Kate, krijuesja e hitit “Your Song” mori edhe më shumë vëmendje me flokët e saj prej bionde, gjersa i kishte lënë ato të lira.

Rita përndryshe së fundmi pozoi edhe për Revistën e famshme “LOVE”, duke rrëfyer shumë detaje interesante nga jeta dhe karriera e saj. /Telegrafi/


































































