Brit Awards u zhvillua në 02 Arena të Londrës dhe u ndoq me mjaft interes edhe në trojet shqiptare.

E gjithë kjo në saje të dy këngëtareve shqiptare, Rita Ora dhe Dua Lipa, të cilat tashmë kanë pozuar në qilimin e kuq.


DuaRita (Foto: Getty Images)

Rita kishte të veshur një fustan të bardhë me fije teksa kishte të zbuluar supet, gjë që e bënte të shkëlqente bukuroshen tonë.

Gjersa Lipa kishte të veshur një fustan në formë të tylit ngjyrë rozë teksa i zbulon paksa supet, gjë që ka marrë edhe komplimentet e para të organizatorëve të festivalit.

rita6 1 (Foto: Getty Images)

Mediat ndërkombëtare kanë lavdëruar dukjen e dyshes shqiptare, ku vajzat u kanë lënë përshtypje pozitive edhe kreatorëve të modës.

Theksojmë se Dua ishte e nominuar në pesë kategori, ndërsa fitoi dy çmime.

Ndërsa Rita performoi disa këngë duke përfshirë edhe këngën "Four You", që e solli në bashkëpunim me Liam Paynen. /Telegrafi/

rita6 2 (Foto: Getty Images)

dualiap4 1 (Foto: Getty Images)

RitaOraFb (Foto: Getty Images)

RitaOraBrit 6 e1519235803681 (Foto: Getty Images)

RitaOraBrit 5 (Foto: Getty Images)

RitaOraBrit 4 (Foto: Getty Images)

RitaOraBrit 3 (Foto: Getty Images)

RitaOraBrit 2 (Foto: Getty Images)

RitaOraBrit 1 (Foto: Getty Images)