Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora javë më parë solli këngën e saj më të re në bashkëpunim me Aviciin.

"Lonely together" titullohet balada e tyre ritmike më e re, e cila është ngjitur me hapa të shpejt drejt majave të top listave në tregun muzikor britanik.


Aplikacioni 'iMusic' ka shpallur këngën "Lonely together" si të parën në Mbretërinë e Bashkuar, nga këngët më të dëgjuara në zhanrin "Dance".

E gëzuar për këtë fakt, Rita vendosi të ndajë me fansat një fotografi në InstaStory, ku shfaqi këtë njoftim javor.

Rita Ora 1

Kënga u prit mirë që në momentin e parë që është publikuar, dhe ka arritur të grumbullojë shifra të larta klikimesh edhe në YouTube.

Viti 2017 shënon rikthimin e Rita Orës në muzikë, e cila kishte stagnuar me projekte të reja muzikore prej ca kohësh, por që tani është rikthyer sërish me vrullin e dikurshëm, dhe sigurisht suksesi nuk po i mungon. /Telegrafi/