Ditën e djeshme ka kremtuar ditëlindjen e ëma e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Orës, Vera Ora.

Përveç saj, përvjetorin e lindjes e festoi edhe supermodelja e sipërmarrësja britanike, Kate Moss.


Krijuesja e hitit “Anywhere” me këtë rast ka ndarë një imazh të përbashkët të tyre për të bërë një dedikim të veçantë.

Screenshot 2 30 Rita Ora (Foto: Instagram)

“Urime ditëlindjen për të dy mbretëreshat e mia. Ju dua”, ka qenë përshkrimi sipër fotografisë.

Duket se edhe nëna e Ritës ruan një raport të mirë me modelen e “IMG Models”, të cilat siç shihet janë shoqëruar disa herë.

Vera mbushi 58 vite ndërkohë që Moss ka bërë plot 48 vite jetë, një diferencë prej 10 vitesh.

Sahatçiu - Ora me profesion është psikiatre, e cila ka punuar në NHS (Shërbimi i Shëndetit Kombëtar në Mbretërinë e Bashkuar).

Ajo së bashku me Besnikun veç Ritës ndajnë edhe dy fëmijë të tjerë: Elenën dhe Donin. /Telegrafi/