LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora bën shqiponjën në mes të skenës, në Norvegji

Rita Ora bën shqiponjën në mes të skenës, në Norvegji
Rita Ora (Foto: Thomas Concordia/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka filluar turneun e saj të koncerteve “Phoenix” edhe në Evropë, për të promovuar këngët e albumit të saj më të fundit.

Shteti i parë është Norvegjia – vend ky në të cilin artistja shqiptare ka performuar në kryeqytetin e tij, në Oslo.

Shumë momente nga ky koncert, Ora i ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory, duke treguar momentet e këndshme që ka shijuar në skenë para fansave.


Rita Ora (Foto: Brook Mitchell/Getty Images/Guliver)

Duke qenë se është krenuar gjithnjë me rrënjët e saj, simbolet shqiptare, duket se mbeten të preferuarat e artistes kur ajo është në skenë.

Rita Ora ishte "ujku" në këngën dedikuar tokës - kënduar nga artistët më të mëdhenj botëror
Lexo po ashtu Rita Ora ishte "ujku" në këngën dedikuar tokës - kënduar nga artistët më të mëdhenj botëror

Kjo pasi në një moment gjatë performancës, Rita ka bërë shqiponjën me duar, duke e ndjerë kështu edhe më shumë interpretimin e këngës së saj.

Rita bën me duar shqiponjën në Norvegji (Foto: Rita Ora/InstaStory)

Me këtë gjest, ajo edhe e ka nderuar prezencën e fansave të saj shqiptarë në këtë koncert, duke pasur parasysh që në Norvegji është një komunitet i madh i bashkatdhetarëve që jetojnë atje. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Do e shkelje me këmbë siç ka bërë ajo me ty” - Xheneta Fetahu reagon ashpër ndaj pyetjes së Danjës drejtuar Gjestit

“Do e shkelje me këmbë siç ka bërë ajo me ty” - Xheneta Fetahu reagon ashpër ndaj pyetjes së Danjës drejtuar Gjestit

Magazina
Gjesti: Nuk kam ndjenja për Eglin

Gjesti: Nuk kam ndjenja për Eglin

Magazina
Përplasje e ashpër mes Rozanës dhe Eglit: Motra erdhi për ty, por ti flisje për Gjestin, ky të ka shkelur dinjitetin

Përplasje e ashpër mes Rozanës dhe Eglit: Motra erdhi për ty, por ti flisje për Gjestin, ky të ka shkelur dinjitetin

Magazina
Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Magazina
Olta shfaqet atraktive dhe sensuale teksa shijon pushimet në Kubë

Olta shfaqet atraktive dhe sensuale teksa shijon pushimet në Kubë

Magazina
Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Magazina
Kalo në kategori