Jo vetëm këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora, është vënë në qendër të mediave, kjo pasi shpesh vëmendje të madhe kanë rrëmbyer edhe familjarët e saj.

Motra e saj e madhe, Elena Ora, është gjithashtu një emër mjaft i njohur për publikun, kjo pasi tash e sa kohë ajo kryen detyrën e menaxheres së Ritës.


Elena sot (e shtunë) feston ditëlindjen e saj, dhe me këtë rast urimet dhe befasitë e shumta për të nuk kanë munguar.

rita1 6

Rita vendosi që t'i bëjë asaj një dedikim emocional në rrjetin social Instagram, ndërsa ka publikuar një sërë fotografish nga fëmijëria e tyre.

Fotografitë në fjalë tregojnë dëshirën e dy motrave për t'u bërë pjesë e aktiviteteve muzikore që kur ishin të vogla.

rittttt

Disa nga imazhet në fjalë janë realizuar edhe në Kosovë.

"Shoqja ime më e mirë, shoqëruesja ime, partnerja ime, partnerja ime në biznes, mendja ime dhe sigurisht motra ime! Kjo është një e madhja. Jam kaq krenare me ty. Urime ditëlindjen Elena Ora, ti legjendë absolute. Tani le të bëhemi rrëmujë sonte", ka shkruar Rita në Instagram.

Ndërkohë pëlqimet dhe urimet e shumta nga ndjekësit e Ritës nuk kanë munguar.

Rita dhe familja e saj u shpërngulën nga Kosova në Londër, kur Rita ishte vetëm një vjeçe, dhe ishte kryeqyteti britanik vendi ku Rita do të fitonte famën si këngëtare me renome ndërkombëtare. /Telegrafi/

rita9