LAJMI I FUNDIT:

RIT Kosova – Programi akademik si faktor në përzgjedhje të universitetit 

RIT Kosova – Programi akademik si faktor në përzgjedhje të universitetit 

Në vazhdimësi të artikujve për të plotësuar njohuritë tuaja për faktorët e rëndësishëm në përzgjedhjen e universitetit, kësaj radhe ju sjellim informata për një faktor tjetër shumë të rëndësishëm gjatë përzgjedhjes së universitetit e që ka të bëjë me programet akademike dhe përmbajtjen e tyre. Programi akademik i një universiteti është një nga faktorët kryesorë që duhet konsideruar, kur vendosim të ndjekim studimet universitare.

Hulumtimet tregojnë se punëdhënësit  kërkojnë tri aftësi kryesore tek të punësuarit potencial të tyre: të menduarit kritik, aftësitë e udhëheqjes dhe aftësitë e komunikimit. Ndërtimi i këtyre aftësive është thelbi i programit Bachelor të Arteve dhe Shkencave të Aplikuara, të cilin e ofron RIT Kosovo. Kurrikula është përgatitur për të zhvilluar aftësitë dhe njohuritë që kërkohen në vendin e punës: të shkruarit, aftësi të analizës cilësore dhe sasiore, kuptimi i kulturave dhe epokave të ndryshme, aftësitë etike dhe arsyetuese shkencore.

Programet akademike që ofrohen në RIT Kosova janë të dizajnuara që të përmbushin kërkesat e studentëve dhe nevojat e tregut të punës. RIT Kosova ofron dy programe bachelor:  Bachelor i Arteve dhe Shkencave të Zbatuara, program që e kemi ofruar që nga themelimi, si dhe programi i ri, Bachelor në IT, me fokus në sistemet informatike dhe teknologjike. Më poshtë ju sjellim më shumë detaje pse programet e tilla janë shumë te vlefshme për tregun e punës.

Programi Bachelor i Arteve dhe Shkencave të Zbatuara, pak a shumë ndahet ne dy pjesë. Pjesa e parë përfshinë dy vitet e para, përgjatë të cilave studentët mësojnë shume nga aftësitë e transferueshme, sikurse komunikimi, mendimi kritik dhe menaxhimi. Pra, programi gjate dy viteve të para është krijuar për të kombinuar dhe përvetësuar dy elemente kyçe:

1) përgatitjen për një shteg karriere duke zhvilluar aftësitë e të menduarit të rendit të lartë (që do të thotë të mendosh në një nivel më të lartë sesa të mësosh përmendësh fakte ose t’i thuash dikujt diçka saktësisht në mënyrën se si të është thënë), si dhe

2) zhvillimin e aftësive për zgjidhjen e problemeve, të cilat janë tejet të rëndësishme për tregun e sotëm të punës.

Pjesa dytë, pra në vitin e tretë dhe të katërt, studentët zgjedhin të specializohen në tri drejtime të ndryshme: dy koncentrime dhe një drejtim dytësor. Për dy koncentrimet ata mund të zgjedhin nga fusha të ndryshme si: Ekonomi dhe Statistikë, Studime të Politikave për Energjinë, Dizajn Grafik dhe Multimedia, Menaxhim dhe Ndërmarrësi, Studime për Paqen dhe Konfliktin, Politika Publike dhe Qeverisje, Studime për Sigurinë dhe Teknologji Informative. Ndërsa, për drejtimin dytësor, studentët mund të zgjedhin nga Ekonomia, Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Politikat Publike, Literatura Angleze apo Shkenca Politike

Çka e veçon programin Bachelor të Arteve dhe Shkencave të Zbatuara nga programet tjera është fakti se ndërthur aftësitë dhe njohuritë nga bazat e arteve dhe shkencave, me aftësitë dhe njohuritë specifike që kërkojnë punëdhënësit.

Programi i ri në RIT Kosova, pra Bachelor në IT, me fokus në sistemet informatike dhe teknologjike, është fokusuar që të mësojë studentët se si të dizajnojnë, implementojnë dhe menaxhojnë sisteme komplekse teknologjike. Studentët jo vetëm se përfitojnë njohuritë e duhura teknologjike, por zhvillojnë dhe aftësitë e duhura menaxheriale të kërkuara tanimë në të gjitha industritë dhe botën e biznesit. Ky program përmban lëndë universitare që kanë të bëjnë me rrjetëzimin dhe funksionimin e sistemeve kompjuterike, programimin për ueb dhe pajisje ‘smart’, sigurinë në rrjet, por dhe disa lëndë të tjera me fokus në menaxhimin e projekteve dhe komunikimin efektiv. Është program që përgatitë studentët me aftësitë e nevojshme teknologjike për t’u punësuar në një gamë të gjerë industrisë, meqenëse aftësitë teknologjike tanimë janë bërë të domosdoshme në cdo kompani.

Nëse si maturantë ende nuk keni vendosur se çka do të studioni atëherë kjo nuk paraqet problem, sepse sistemi Amerikan i studimeve që RIT Kosova ofron ju mundëson fleksibilitet. Kjo domethënë që së paku gjatë vitit të parë të studimeve të mos e keni obligim të përcaktoheni për drejtimin e studimeve. Vendimin për zgjedhjen e drejtimit mund ta bëni edhe pasi ta përfundoni vitin e parë të studimeve.

Aplikimet për vitin akademik 2021-22, që do të fillojë në shtator, janë hapur. Aplikoni sa më herët, që të përfitoni përparësitë që neve ofrojmë për regjistrimet e hershme dhe programin e bursave.  Informata shtese rreth aplikimit dhe pranimit mund të gjeni në: https://www.rit.edu/kosovo/admissions

Për më shumë informacione rreth Zyrës për Punët Akademike, klikoni në: https://www.rit.edu/kosovo/academicsoverview ose na kontaktoni nëpërmjet email-it: academicaffairs@auk.org apo tel.: 038 660 000 ext. 113 ose 114.

Artikull i sponzorizuar