Më 14 nëntor 2018, RIT Kosovë (A.U.K.) mbajti për herë të tretë eventin fondmbledhës në Harvard Club në New York, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo ngjarje e cila ka për qëllim përkrahjen e të rinjëve kosovarë – “Përkrahe Storien e Ardhshme të Suksesit” – ishte një mundësi e shkëlqyer për diasporën shqiptare dhe miq tjerë në SHBA për t’u informuar rreth RIT Kosovës, misionit të këtij institucioni, sukseset e derimëtanishme, ndikimin pozitiv në edukimin në Kosovë, si dhe rreth mundësive se si ata mund t’i ndihmojnë RIT Kosovës (A.U.K.) në edukimin kualitativ amerikan që ky institucion ofron në Kosovë.
Mbi 80 përkrahës dhe miq të RIT Kosovë (A.U.K.) nga Shtetet e Bashkuara dhe Kosova ishin pjesëmarrës në këtë ngjarje për të dëshmuar mbështetjen e tyre ndaj misionit të këtij institucioni.
Të ftuarit u mirëpritën nga presidentja e RIT Kosovë (A.U.K.), Dr. Sharon Hart, e cila prezantoi të arriturat e institucionit gjatë vitit të kaluar. Kryetari i Bordit të Drejtorëve të RIT Kosovë (A.U.K.), Ronald Cami, përcolli mirënjohjen e tij të sinqertë për komunitetin shqiptar në Amerikë dhe miqtë amerikanë të cilët nuk kanë rreshtur së treguari mbështetjen e tyre dhe angazhimin drejt kësaj kauze – ofrimit të edukimit kualitativ Amerikan në Kosovë. Cami ftoi në skenë edhe kryetarin e parë të bordit, diplomatin Amerikan William G. Walker, ish kryesuesi i një misioni monitorues ndërkombëtar në Kosovë.
Ambasadori Walker i rikujtoi ditët e para kur ky institucion filloi punën në vitin 2002. Ambasadori Walker shtoi duke thënë se “Jam krenar për dy gjëra në Kosovë, e para është kontributi im në ndaljen e dhunës ndaj civilëve në vitin 1999, dhe e dyta është kontributi dhe angazhimi im në ndërtimin e këtij institucioni të shkëlqyer, RIT Kosovës (A.U.K.)”.
Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, i dha lëvdatat e saj për kualitetin e institucionit dhe pohoi se studentët e RIT Kosovës (A.U.K.) mund të krahasohen me rangun e studentëve më të dalluar të SHBA. Ajo pastaj prezantoi Konsullin e Përgjithshëm të Republikës së Kosovës në New York, Teuta Sahatqija, e cila mori fjalën duke thënë se “Studentët tuaj me të vërtetë bëjnë ndryshim pozitiv. Jam krenare që jam këtu, dhe jam krenare që jam nëna e një të diplomuari të RIT Kosovës (A.U.K.)”.
Folësit tjerë përfshinë Dr. James A. Myers, Dekan i Edukimit Internacional dhe Programeve Globale në RIT; Ardian Hasanaj, i diplomuar i RIT Kosovë (A.U.K.) dhe anëtar i Bordit të Drejtorëve, dhe Edmond Coku, Kryetar i Komitetit të Zhvillimit, të cilët i falenderuan sponzorët dhe donatorët e eventit.
Ngjarja “Përkrahe Storien e Ardhshme të Suksesit” u sponzorua nga:
Sponzorët/Donatorët e Platinit:
– “Grupi VIP Saloti” të cilët do të krijojnë bursën “Ismail Shahaj”
– Latif dhe Lindita Cami
– “Fondacioni Familja Lukaj”
– “Fondacioni Familja Cami”
Sponzorët/Donatorët e Artë:
– “Batalioni Atlantiku”
– “ABI Bank”
– “Rochester Institute of Technology”
– Cafo Boga
Sponzorët/Donatorët e Argjendtë:
– “Familja Meta”
– Florim Krasniqi
– Edmond Coku
– James Myers
– Richard Berman
– Visar Jasiqi
Rreth RIT Kosovë (A.U.K.)
Misioni i RIT Kosovë (A.U.K.) është të ofrojë një edukim të shkëlqyer Amerikan për studentët Kosovarë dhe studentë nga vende tjera, përmes programeve inovative, eksperimentale dhe kërkimore në një ambient mësimdhënie me fokus te studentët. Studentët tanë fitojnë njohuri, shkathtësi, dhe vlera që i përgatisin ata për të kontribuar në shoqërinë globale.
Synimi i Bordit të RIT Kosovë (A.U.K.) është që ky institucion të jetë i vetëmjaftueshëm përmes tarifave shkollore të studentëve, si dhe duke mbledhur fonde nga kontribues të jashtëm – organe të dhënies së granteve, korporata, dhe individë bamirës – për t’i mbështetur investimet kapitale dhe për t’i financuar pozitat e profesorëve dhe bursat e studentëve.
Është kjo përkrahje financiare ndërkombëtare – si dhe mbështetja bujare e RIT – që ia mundëson RIT Kosovës (A.U.K.) të ofrojë edukim të klasit të parë në Kosovë, me një kosto shumë më të ulët në krahasim me shkollimin e njejtë në RIT, SHBA.
Struktura ligjore e RIT Kosovë (A.U.K.) është tipike e një institucioni privat amerikan. Ky institucion nuk ka “pronar”, siç do të kishte një kompani profitabile. Të gjitha fondet e RIT Kosovë (A.U.K.) duhet të riinvestohen në universitetin, programet akademike, ose të përdoren për studentët. Nuk lejohet me ligj që me këto të holla të paguhen grupe të jashtme (si p.sh. Bordi i Drejtorëve) përveç pagesave për të mira materiale apo shërbime që pranohen nga institucioni.
Universiteti menaxhohet dhe mbështetet financiarisht nga një trust joprofitabil i Shtetit të New York, Fondacioni A.U.K. (apo A.U.K.F.-New York). A.U.K.F.-New York ka degë në Kosovë, Fondacioni A.U.K. (New York), i cili është i regjistruar në Prishtinë si OJQ ndërkombëtare që i ofron ndihmë teknike RIT Kosovës për mbledhje të granteve dhe donacioneve si dhe për punësimin e instruktorëve Amerikanë.
Institucioni është një trust joprofitabil. Bordi i Drejtorëve të entitetit të New York dhe atij të Kosovës është i njejtë, dhe deklaratat financiare të entiteteve të New York dhe Kosovës prezantohen në një formë të konsoliduar, përveç në raste kur duhet të jenë të ndara për arsye ligjore. Të dy entitetet njihen me Status të Përfitimit Publik nga Qeveria e Kosovës.
Fondacioni A.U.K. njihet nga Shërbimi i Brendshëm për të Ardhura i SHBA (U.S. Internal Revenue Service) si një organizatë joprofitabile sipas paragrafit 501(c)(3). Taksapaguesit e Shteteve të Bashkuara mund t’i zbresin taksat e të ardhurave për ato shuma që i kontribohen Fondacionit, siç parashihet nga ligji përkatës.
RIT Kosovë (A.U.K.) është një OJQ Kosovare me Status të Përfitimit Publik, dhe qytetarët apo bizneset kosovare mund t’i zbresin taksat e të ardhurave për ato shuma që i kontribohen Fondacionit, siç parashihet nga ligji përkatës.
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nëntë kompani nga Kosova prezantojnë shërbimet e tyre të teknologjisë në panairin ‘DMEXCO 2023’ në Gjermani

Themelimi i Komisionit hetimor për rezervat shtetërore, Gashi: Duhet të kuptohet se kush ishin akterët politikë që e kanë drejtuar këtë proces

Shtimi i sipërfaqeve të ngrohjes, kyçje dhe konsumatorë të rinj – disa nga punët gjatë vitit të fundit të Termokosit

Prodhimi i Brendshëm Bruto i Kosovës arrin në rreth 9 miliardë euro, për kokë banori është mbi 5 mijë euro

Nuk kalon marrëveshja për 'Rehabilitimin e linjës hekurudhore 10 B', nuk ka kuorum

Shtimi i sipërfaqeve të ngrohjes, kyçje dhe konsumatorë të rinj – disa nga punët gjatë vitit të fundit të Termokosit

Themelimi i Komisionit hetimor për rezervat shtetërore, Gashi: Duhet të kuptohet se kush ishin akterët politikë që e kanë drejtuar këtë proces

Një shëtitje virtuale në VitaLand - vendi ku aventurat nuk kanë kufij

Përsosmëria e pakrahasueshme e sallamës EXTRA me origjinë sllovene: Pse duhet ta konsumoni para prodhimeve tjera?

Lokacioni ideal, ajri i pastër dhe shtëpia e ëndrrave tuaja – kjo ofertë është e duhura për ty! ID-234

Banesa me 57.83m² në Prishtinë është vënë në shitje – pamje mahnitëse dhe opsione të lira pagese! ID-233

SUPER ZBRITJE në tokën me 67.8 ARI me qera në Trudë të Prishtinës – mund të ndahet në tri parcela ID-187

Penthouse luksoz me pamje të mrekullueshme – gjeni vendbanimin e ëndrrave tuaja! ID-232

Kjo tokë afër aeroportit me sipërfaqe 34 ARI është vënë në shitje – mundësia perfekte për zhvillimin e biznesit tuaj ID-231

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals

Edhe mirë edhe lirë – atlete Puma me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

UEFA gjobit Shqipërinë me 44 mijë euro për ekseset në ndeshjen ndaj Polonisë, i jep edhe pesë paralajmërime

Arsenalit iu desh të ndryshonte emrin e stadiumit në Ligën e Kampionëve, arsyja është shumë interesante

Analisti serb mbron Kurtin: Lajçaku ka bërë shumë gabime

"Çfarë po bën ai në ekipin tonë", tifozët shpërthejnë me komente pas një gabimi trashanik nga Barcelona

Përplasja Rama-Rusi, ambasadori Ferit Hoxha: Pa përfunduar dialogu, vështirë se Kosova do të jetë e barabartë në OKB

Publikohet traileri për dokumentarin e Beckham, nëna e tij shqetësohej se do të humbte gjithçka për shkak të Victorias