LAJMI I FUNDIT:

RIT Kosova – Bursat Akademike si faktorë në përzgjedhje të universitetit 

RIT Kosova – Bursat Akademike si faktorë në përzgjedhje të universitetit 

Nxënësit në Kosovë, si kudo tjetër, fillojnë të mendojnë për të ardhmen e tyre  gjatë vitit të fundit të shkollës së mesme. Shumica prej tyre kanë qëllim studimet universitare, por shpesh ata nuk kanë këshilla të mjaftueshme se si të zgjedhin universitetin. Në këtë artikull dhe disa të tjerë në vijim, stafi i RIT Kosova do të ndajë me ju këshilla të vlefshme, që duhet pasur në konsideratë, gjatë përzgjedhjes së universitetit.

Faktorë të rëndësishëm që duhet konsideruar gjatë përzgjedhjes së universitetit janë: Programi Akademik, mundësitë e punësimit gjatë dhe pas studimeve, bursat, stafi akademik, akreditimi dhe reputacioni i universitetit, sistemi i shkollimit, si dhe pagesat akademike. Në RIT Kosova, studentët e ardhshëm, do t’i gjejnë të gjithë këta faktorë të plotësuar. Ne, përmes parnteritetit me RIT në SHBA ofrojmë programin akademik, që është dëshmuar për nga kualiteti i të diplomuarve, staf akademik të shkëlqyeshëm dhe diplomë, që njihet ndërkombëtarisht.

Në këtë artikull do t’ju njoftojmë për bursat që ofron RIT Kosova, si mundësi për të mbuluar shpenzimet për ata studentë që nuk kanë mundësi financiare për një shkollim privat, ndonëse mund të jenë të mirë në aspektin akademik.

RIT Kosova, çdo vit, ofron mbështetje financiare në formë të bursave për shkollim cilësor të nxënësve të Kosovës dhe rajonit. Këto bursa ndahen në bazë të suksesit të dëshmuar shkollor, testeve të pranimit (TOEFL dhe matematikë apo SAT), aktiviteteve jashtë-shkollore dhe nevojës financiare. Pra, bursat bazohen në dy grupe kriteresh: meritë dhe nevojë.

Këtë vit shuma e bursave që do të ndahen për vitin e parë është 220,000 EUR, për vetëm 150 studentë, aq sa do të pranojmë. Ky program i bursave ofron bursa nga më të ndryshmet: bursa të pjesshme që e mbulojnë një shumë të caktuar të pagesës së shkollimit dhe sillen në vlera në mes 1,500 dhe 4,600 EUR bursë, si dhe bursa të plota që i mbulojnë të gjitha shpenzimet përgjatë katër viteve të studimeve.

Viti akademik në RIT Kosova arrinë në vlerë 6,200 EUR, por vetëm një pjesë e paguan këtë çmim, sepse rreth 55% e studentëve të vitit të parë marrin bursa të pjesshme apo të plota për katër vite studimi. Pra, varësisht nga profili juaj si nxënës, ju mund të merrni bursë e cila mbulon pjesërisht apo në tërësi pagesën tuaj akademike.

Programi i bursave për studime në RIT Kosova përkrahet nga fondi vetanak i universitetit, si dhe nga shumë filantropë e bamirës të shquar. Studentët e vitit të parë kanë mundësi të aplikojnë për një gamë të gjerë bursash. Disa nga programet e bursave në RIT Kosova janë:

“US KDOM”, “Wesley K. Clark”, “Familja Cami”, “Familja Lukaj”, “Ralitsa dhe Elvin Guri”, “Familja Shita”, “Professor Julia Norrgard/Bursa e stafit dhe e pedagogëve” “Winfred L. Thompson”, “Bursa e Alumni”, “Meridian Express”, “ELKOS Group” si dhe bursa më e re dhe më bujare këtë vit, “Bursa e Familjes Biberaj” që për katër vitet e ardhshme tejkalon shumën 1.16 milionë dollarë.

RIT Kosova pranon aplikacione gjatë gjithë vitit akademik, megjithatë aplikimet e hershme kanë përparësi në vlerësim dhe në shumën e bursës. Nxënësit e interesuar duhet që të përfundojnë së pari procesin e pranimit dhe pastaj mund të aplikojnë për programin e bursave. Data e fundit për aplikim, për afatin e rregullt të bursave, është 25 Maj 2021. Ju mund të aplikoni këtu.

Pra, nëse jeni të mirë sa i përket aspektit akademik dhe keni ambicie për shkollim cilësor, pa marrë parasysh mundësitë tuaja financiare, aplikoni në RIT Kosova, sepse përkrahja financiare dhe akademike që do të mund të merrni tek ne është e pakrahasueshme dhe ju hapë dyert për profesion dhe karrierë të shkëlqyeshme.

Disa fakte për RIT Kosovën: 

• Më se 1,400 studentë të diplomuar, prej të cilëve 95% janë në vend të punës apo kanë vazhduar studimet master në universitete të njohura ndërkombëtarisht.

• Mbi 6 milionë EUR bursa të dhëna deri me sot. Synimi i RIT Kosovës është që të vazhdojë të shpërndajë bursa çdo vit akademik dhe të zgjerojë akoma më tepër programin e bursave.

• Gjatë tre viteve të fundit, mbi 56% të studentëve të vitit të parë janë shpërblyer me bursa.

• Mbi 70% e studentëve të RIT Kosovës gjejnë punë gjatë vitit të tretë të studimeve.

Në ditët në vijim do të mund të lexoni artikujt e radhës të cilët do të ju informojnë për sistemin arsimor të RIT Kosovës, drejtimet akademike dhe profilin profesional, që mund ta krijoni gjatë studimeve tuaja në RIT Kosova.

Për më shumë informacione rreth aplikimit, pranimit dhe bursave në RIT Kosova, kontaktoni zyrën e pranimit nëpërmjet email-it: admissions@auk.org apo tel.: 038 660 000 ext. 122.

Artikull i sponzorizuar