LAJMI I FUNDIT:

Ristoska: Nuk mungon motivi, pasi të mbledhim fakte të mjaftueshme do të dalim me rezultate

Ristoska: Nuk mungon motivi, pasi të mbledhim fakte të mjaftueshme do të dalim me rezultate
????????????????????????????????????

Ka kohë që Prokuroria Speciale Publike nuk ka dalur në publik për të raportuar për ndonjë lëndë të re. Në deklaratën e saj për Portalb, Lençe Ristoska, zëdhënësja e PSP-së shprehet se janë duke punuar, janë duke mbledhur fakte dhe kur do të ketë diçka konkrete do të dalin para opinionit, në mënyrë transparente, ashtu siç kanë funksionuar deri më sot.

“Puna është se po punohet në shumë procedura parahetimore, për të cilat duhet kohë. Jemi në proces të shqyrtimit të fakteve, kur do të kemi diçka të re do të dalim në publik. Nuk mungon motivi. Nuk varet nga ne, po mblidhen fakte, kur do të kemi fakte të mjaftueshme atëherë do të dalim në opinion”, tha Ristoska.


Në pyetjen se si i komenton bllokimet e institucioneve kompetente, Ristoska përgjigjet:

“Ne punën tonë e kryejmë në mënyrë profesionale dhe të paanshme. Shpresojmë që edhe institucione tjera të punojnë në këtë mënyrë. Kemi institucione kompetente si Këshilli gjyqësorë që mundet në çdo moment ta monitorojë punën e gjykatës. Puna jonë është t’i respektojmë vendimet, çfarëdo qofshin. Këtë edhe po e bëjmë. I shfrytëzojmë të gjitha hapat juridike, por në thelb i respektojmë prapë vendimet e gjykatës”.

Ajo gjithashtu ka potencuar se nga ky muaj (gusht), diku nga data 15, do të transferohen dal-ngadalë në objektin e ri (ish Agjencia për të rinj dhe sport), që deri ka mesi i shtatorit të fillojnë me punë në objektin e ri. /Telegrafi/