Nuk ka shumë vetura Lexus LFA në botë, pasi prej këtij modeli janë ndërtuar vetëm 500 njësi.
Bazuar në imazhet e bashkangjitura, mund të duket se ka një LFA më pak. Fatmirësisht, nuk është kështu, sepse ai po riparohet.
Pronari i kësaj LFA-je të veçantë i shpëtoi një aksidenti me veturë në Gjeorgji, ndërsa pamjet e shpërndara tregojnë gjendjen e veturës pas aksidentit.
Pjesa më e dukshme e dëmtuar është vrima e hapur në derën e pasagjerit me fibër karboni. I mungojnë edhe dritat e pasme, xhami është thyer, dhe rrotat janë dëmtuar. Pjesa e brendshme duket të jetë në gjendje të mirë, ashtu si edhe pjesa e motorit.
Sipas pronarit, kostoja aktuale e riparimit kap vlerën e midis 400 mijë dhe 500 mijë dollarëve (mbi 300 mijë euro). Vetëm dera kushton 40 mijë dollarë (36 mijë euro).
Pra me paratë që shpenzohen për riparimin e këtij modeli ju mund të blini një Ferrari 812 të ri.
Procesi i riparimit mund të zgjasë një vit ose më shumë, por është mirë që kjo veturë legjendare po “shpëtohet”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMusk paralajmëron risi, tash secili mund të bëhet me Tesla
Volvo "përplas" veturën më të madhe të saj me atë më të voglën
Vjen në Kosovë epoka e re e depilimit të përhershëm
Fotot spiune të gjeneratës së ardhshme Hyundai Kona kapin "brendësinë dixhitale" të tij
MINI prezantoi edicionin më të fundit të modelit Clubman
Momenti kur Ferrarit iu shkëput rrota derisa shoferi i automjetit lëvizte përgjatë një autostrade në SHBA
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur