Rio Ngumoha dëshiron të arrijë një gjë që as Steven Gerrard nuk e arriti te Liverpooli

Sensacioni adoleshent i Liverpoolit, Rio Ngumoha, ka shprehur me guxim ambicien e tij për të fituar Topin e Artë – një arritje që as legjenda Steven Gerrard nuk e realizoi kurrë.
16-vjeçari iu bashkua klubit nga akademia e Chelseat verën e kaluar dhe ka bërë emër shpejt si një nga talentet më premtues të gjeneratës së re te “The Reds”.
Ngumoha shkroi histori në janar, kur u bë lojtari më i ri që ka startuar në një ndeshje të ekipit të parë për Liverpoolin, duke luajtur në një fitore në FA Cup kundër Accrington Stanley.
Pavarësisht moshës së tij, anësori i ri shfaq vetëbesim dhe synime të larta.
Gjatë një episodi të emisionit Inside The Academy, Ngumoha deklaroi: “Unë vërtet besoj se mund ta fitoj Topin e Artë një ditë. Dua të mbahem mend si një nga më të mëdhenjtë që ka luajtur ndonjëherë”.
Ndërsa Steven Gerrard mbetet një ikonë e pavdekshme për klubin, ai nuk arriti kurrë të fitojë çmimin më të lartë individual në futboll.
Nëse Ngumoha realizon ëndrrën e tij, ai do të bëhet lojtari i parë i Liverpoolit që fiton Topin e Artë që nga Michael Owen në vitin 2001. /Telegrafi/


















































