LAJMI I FUNDIT:

Rinumërimi i votave në Wisconsin, Trumpit do t’i kushtonte 7.9 milionë dollarë

Rinumërimi i votave në Wisconsin, Trumpit do t’i kushtonte 7.9 milionë dollarë

Komisioni Zgjedhor i Wisconsin tha të hënën se nëse fushata e presidentit, Donald Trump dëshiron një rinumërim të votave presidenciale, paraprakisht, ata do të duhet të paguajnë 7.9 milionë dollarë.

Sipas rezultateve jozyrtare, Joe Biden kryeson kundrejt Trumpit me 20,470 vota, ose 0.62 për qind. Ky rezultat i ngushtë e bën garën të pranueshme për një rinumërim nëse kandidati humbës kërkon një të tillë, raporton cnn.


Por për shkak se marzhi fitues i Bidenit është më i madh se 0.25 për qind, ligji i shtetit thotë se ankuesi duhet të parapagojë koston e rinumërimit të votave, transmeton Telegrafi.

Meagan Wolfe, zyrtare kryesore e zgjedhjeve në Wisconsin, tha të hënën se çmimi i vlerësuar është 7.9 milionë dollarë, që është shumë më i lartë se rinumërimi i shtetit prej dy milionë dollarësh që u krye pas zgjedhjeve të vitit 2016.

Këshilltari i Presidentit Trump, O'Brien: Duket se ka fituar Joe Biden
Lexo po ashtu Këshilltari i Presidentit Trump, O'Brien: Duket se ka fituar Joe Biden

“Këto vlerësime janë dukshëm më të larta se kostot aktuale të rinumërimit të 2016, por ato marrin parasysh faktorët që nuk janë të pranishëm katër vjet më parë, përfshirë nevojën për hapësira më të mëdha për të lejuar vëzhgimin publik dhe distancimin shoqëror, sigurinë për ato hapësira, numrin më të lartë të fletëvotimet që mungojnë, një afat kohor i kompresuar gjatë një feste dhe marrja me qira e pajisjeve të skanimit të votave me shpejtësi të lartë”, tha Wolfe.

Afati i fundit për të paraqitur një rinumërim dhe për të dorëzuar pagesën është deri ditën e mërkure. Rinumërimi duhet të përfundojë deri më 1 dhjetor, i cili është gjithashtu afati i fundit, sipas ligjit shtetëror, që Komisioni i Zgjedhjeve në Wisconsin të vërtetojë rezultatet.

Wolfe shtoi se Komisioni Zgjedhor i Wisconsin ende nuk ka marrë një kërkesë zyrtare nga fushata Trump për një rinumërim, por ata duan të jenë të përgatitur. Fushata Trump njoftoi më parë se dëshiron një rinumërim në Wisconsin dhe, ka shtyrë teori të rreme konspirative në lidhje me parregullsitë e votimit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa

"Zhduken" afro 500 mijë dollarë të ndara për rindërtimin e një qyteti ukrainas

Botë
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Kalo në kategori