LAJMI I FUNDIT:

Rinia Demokratike konstituon shtabet zgjedhore

Rinia Demokratike konstituon shtabet zgjedhore

Rinia Demokratike e Kosovës, është duke zhvilluar aktivitete të pandërprera, duke bërë mobilizimin e çdo dege të Rinisë Demokratike për procesin e ardhshëm zgjedhor, duke zgjedhur shtabet e tyre zgjedhore, dhe janë të gatshëm për zgjedhje.

Këtë e konfirmon kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi, i cili ka potencuar se “tashmë, të gjitha degët e Rinisë kanë zgjedhur shtabet e tyre zgjedhore, dhe janë të gatshëm për zgjedhje”, i cili njëherësh shpreh edhe vullnetin e kësaj organizate rinore, për të kontribuar në këtë proces tejet të rëndësishëm për vendin.


Zgjedhjet nacionale janë rast të rikonfirmohet vizioni dhe platforma jonë, Dekada e Re, e cila do të jetë gjithëpërfshirëse, me vizion për të rinjtë e vendit tonë, për perspektivën tonë këtu dhe për Kosovën brenda vlerave integruese euro-atlantike, theksoi Bislimi.

“Konstituimi i shtabeve zgjedhore të Rinisë Demokratike në tërë vendin, përbën hapin e nevojshëm për situatën në të cilën ndodhemi. Këtij procesi, Rinia Demokratike, si çdo herë, do t’i japë energji, potencial dhe optimizëm mobilizimit të jashtëzakonshëm, ashtu si deri më sot, për të çuar përpara misionin dhe vizionin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe kryetarit Kadri Veseli”, theksoi Bislimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia amniston kriminelët për vrasjet e kryera në Kosovë

Serbia amniston kriminelët për vrasjet e kryera në Kosovë

Lajme
Ish-presidenti katalunas kritikon kryeministrin spanjoll: Njohu Palestinën, por jo edhe shtetin evropian të Kosovës

Ish-presidenti katalunas kritikon kryeministrin spanjoll: Njohu Palestinën, por jo edhe shtetin evropian të Kosovës

Politikë
Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Lajme
Procesi i regjistrimit të popullsisë ka përfunduar, çka do të ndodhë me personat që s’janë regjistruar?

Procesi i regjistrimit të popullsisë ka përfunduar, çka do të ndodhë me personat që s’janë regjistruar?

Lajme
Ulutash paralajmëron Kurtin: Të shmangen veprimet e njëanshme në veri

Ulutash paralajmëron Kurtin: Të shmangen veprimet e njëanshme në veri

Siguri
Gazetarja: Turistët nga Kosova

Gazetarja: Turistët nga Kosova "braktisin" Durrësin, shtohen rezervimet nga vendet e BE-së dhe Britania

Lajme
Kalo në kategori