LAJMI I FUNDIT:

Rimbursimi i kuponëve edhe në vitin 2017 (Video)

Rimbursimi i kuponëve edhe në vitin 2017 (Video)

Mbi 14 milionë euro është shuma e përgjithshme që është rimbursuar përmes kuponëve fiskalë nga Administrata Tatimore e Kosovës.

Që nga viti 2015 kur ka filluar kjo kampanjë për të vetëdijesuar bizneset për të lëshuar kuponë dhe qytetarët për t’i kërkuar ato, kjo është vlerësuar si sukses i fiskalizimit të bizneseve dhe parandalimit të ekonomisë informale.


Valentina Bytyqi-Sefa, zëdhënëse në ATK, ka treguar për Tribuna Channel se rimbursimi do të vazhdojë edhe për vitin 2017, vetëm se mënyra e rimbursimit do të ndryshojë.

Ajo ka shtuar se efektet e kësaj formë të shpërblimit të qytetarëve ka pasur përfitime për zbatimin e ligjit dhe edukimin tatimor.