LAJMI I FUNDIT:

Rimac Nevera kundër Lamborghini Huracan, gara e dy “titanëve” – çfarë mendoni kush ka fituar?

Rimac Nevera kundër Lamborghini Huracan, gara e dy “titanëve” – çfarë mendoni kush ka fituar?

Kur bëhet fjalë për shpejtësinë e Rimac Nevera askush nuk ka dyshime, por disa akoma pyesin nëse mund ta mposhtë Lamborghini e modifikuar në një garë.

Carwow ka realizuar sfidën e radhës dhe kësaj radhe sfidues i Neveras është një Lamborghini Huracan, transmeton Telegrafi.


Nuk bëhet fjalë për Huracan standard, por të modifikuar që prodhon plotë 1.800 kuaj-fuqi.

E pavarësisht se akoma nuk kishte arritur fuqinë motorike të Nevera, avantazhi i Huracan ishte që kishte një peshë më të vogël të karrocerisë.

Nevera prodhon 1914 kuaj-fuqi dhe shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë e arrin për më pak se dy sekonda.

Kjo edhe është arsyeja pse edhe kjo sfidë është fituar nga Nevera, që vazhdon të jetë vetura më e kërkuar sportive. /Telegrafi/