LAJMI I FUNDIT:

I rikthehet refuzimit të zgjedhjeve serbe në Kosovë, Vuçiq: Ambasadorët e QUINT-it thanë se bënë maksimumin, por nuk e bindën Kurtin

I rikthehet refuzimit të zgjedhjeve serbe në Kosovë, Vuçiq: Ambasadorët e QUINT-it thanë se bënë maksimumin, por nuk e bindën Kurtin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se dëshiron që të ruhet paqja në Kosovë dhe se do t’i ofrojë gjithmonë mbështetje popullit serb në Kosovë. Vuçiq tha se përfaqësuesit e QUINT-it i kanë thënë se kanë bërë maksimumin, por se nuk kanë arritur ta bindin Kurtin që të organizohen zgjedhjet serbe në Kosovë. Ai tha se po duan ta fusin Serbinë në konflikt duke thënë se “jemi shërbëtorë të rusëve, zbatues të urdhrave të tyre në Ballkan”.

Këto komente, Vuçiq i bëri në TV Pink, një ditë pas takimit me përfaqësuesit e partive politike serbe në Kosovë, takimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë dhe takimit me ambasadorët e vendeve të QUINT-it në Beograd, si dhe me ambasadorët e Kinës dhe Rusisë.


“Dua të ruajmë paqen dhe stabilitetin, të jem seriozë, të përgjegjshëm dhe të përkushtuar, të mendojmë se çfarë të bëjmë nesër”, tha Vuçiq duke përsëritur se serbët nga Kosova donin të braktisnin institucionet, transmeton Telegrafi.

Vuçiq tha se përfaqësuesit e QUINT-it i kanë thënë se kanë bërë maksimumin, por se nuk kanë arritur ta bindin Kurtin që të organizohen zgjedhjet serbe në Kosovë.

“Nuk ka nevojë t’i bëj lajka njerëzve tanë duke treguar atë që ua kam thënë në fytyrë [ambasadorëve të QUINT-it] për këtë, kjo nuk do të ndryshojë gjendjen tonë”, tha ai.

Porosit se duhet të gjenden zgjidhje të caktuara, por thekson se këto zgjidhje nuk duhet të rrezikojnë mbijetesën e serbëve në Kosovë.

“A do të organizojnë autobusë, apo do të organizojnë një votim simbolik apo ndonjë votim tjetër, apo do të arrijë QUINT-i të sigurojë votimin [në Kosovë]… ne po kërkojmë zgjidhje, po presim të shohim”, tha Vuçiq.

Ai thekson se thelbi është të ruhet populli serb në Kosovë dhe se ky është resursi më i rëndësishëm për të ardhmen.

“Do të luftojmë për të gjetur një lloj zgjidhjeje, por mendoj se do të jetë e vështirë të ndalojmë serbët që të largohen nga institucionet [e Kosovë] në të ardhmen”, tha presidenti, duke shtuar se komandantët e policisë dhe stacioneve ishin të pranishëm në bisedime të martën dhe se të gjithë donin të dilnin [braktisnin vendet e punës].

Kërcënon Vuçiq: Serbët nga Kosova të gatshëm t’i braktisin institucionet, por edhe për konflikt
Lexo po ashtu Kërcënon Vuçiq: Serbët nga Kosova të gatshëm t’i braktisin institucionet, por edhe për konflikt

Vuçiq vlerësoi se me refuzimin e mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë, Albin Kurti synon të shkaktojë destabilizim dhe probleme në rajon.  “E jona është të mos biem në atë kurth, sidomos në këtë moment”.

Ai tha se Beogradi ka pranuar shumë kompromise gjatë negociatave me Prishtinën për zgjedhjet, “madje zyrtari ndërlidhës i është drejtuar Qeverisë së Kosovës, por nuk është pranuar që Qeveria e Serbisë t’i drejtohet Qeverisë së Kosovës”, sepse kjo do të ishte de facto njohje [e Kosovës].

Vuçiqi vlerëson se në vendet më të zhvilluara perëndimore tashmë e kuptojnë pamëshirshmërinë e moslejimit të praktikave të mira demokratike dhe tha se do ta shohim sot deklaratën e tyre, e cila do të jetë shumë e rëndësishme.

“Kurthi është se ata po përpiqen të na tërheqin në konflikt, duke thënë se ne jemi shërbëtorë të rusëve, zbatues të urdhrave të tyre në Ballkan. Sot, shtypi kroat thotë: “Brukseli e ka kuptuar lojën serbe në Bosnjë e Hercegovinë”, ka thënë Vuçiq.

Kryeministri i Kosovës,  Albin Kurti ka përsëritur të martën se zgjedhjet serbe të 3 prillit edhe në Kosovë mund të mbahen vetëm nëse paraprakisht do të ketë një marrëveshje ndërmjet dy shteteve.

Kurti: Zgjedhjet serbe në Kosovë, vetëm pas marrëveshjes me Serbinë
Lexo po ashtu Kurti: Zgjedhjet serbe në Kosovë, vetëm pas marrëveshjes me Serbinë

“Zgjedhjet serbe në Kosovë do të jetë e mundshme vetëm pas një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Këto janë zgjedhje të një shteti tjetër, jo të Kosovës”, tha Kurti në RTK.

Kurti tha se e din se vendet e QINT-it janë angazhuar par gjetjen e një zgjidhje për votimin e serbëve në Kosovë, për këtë thotë se ka marr edhe kritika por thotë se nuk mund të veprojë ndryshe.

Ndërsa Vuçiq tha të martën në një konferencë shttypi se serbët e Kosovës do të votojnë në vendvotimet në komunat në Serbinë qendrore për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare serbe.

Ai tha se Kosova ka kërkuar që Qeveria e Serbisë t’i kërkojë drejtpërdrejtë Qeverisë së Kosovës që të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare më 3 prill, gjegjësisht “që Serbia ta pranojë Kosovën”.

Presidenti i serbisë shtoi se u ka kërkuar përfaqësuesve serbë të Kosovës që bisedimet të vazhdojnë më 8-9 prill. /Telegrafi/