LAJMI I FUNDIT:

Rikthehet ngjarja motivuese për të rinjtë kosovar nga Ardian Hoxha!

Rikthehet ngjarja motivuese për të rinjtë kosovar nga Ardian Hoxha!

Rikthehet ngjarja motivuese “Are You a Champion of Success?” këtë herë për herë të parë në qytetin e Gjilanit.

“Are You a Champion of Success?” është një seri e ngjarjeve e themeluar nga Ardian Hoxha, një sipërmarrës Kosovar, me qëllimin që të motivojë të rinjtë që të bëhen ndërmarrës (entrepreneurs) dhe të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien sociale të Kosovës.

Për të rinjt të cilët kanë interesim dhe kureshtje për të mësuar rreth sfidave, vështirësive të rrugëve të suksesit dhe shumë të tjera. Së bashku me Ardian Hoxhen aktiviteti do të ketë tre bashkëfolës nga Kosova.

Kush ishin disa nga panelistët e kaluar?

Adriana Matoshi, Hana Qerimi, Fisnik Ismaili, Vedat Muriqi dhe shumë të tjerë  shpalosën para të pranishmëve përvojat e tyre që nga themelimi deri në zhvillimin e bizneseve të tyre, duke përmendur sfidat me të cilat janë përballur si dhe arritjet e tyre deri më tani, duke u dëshmuar kështu të rinjve se edhe në Kosovë suksesi është i arritshëm.

Ngjarja e radhës vjen në Gjilan me datën 25 Mars 2023, nga ora 17:30 – 21:00. Rezervimi FALAS është i obligueshëm përmes kësaj vegëze.

Iniciativës së “Are You a Champion of Success?” iu bashkuan edhe shumë sponzorë si: American Chamber of Commerce, Finance in Motion, Green & Protein, Keiretsu Forum SEE,  Coders Lab, Uji Slloven Radenska, si dhe partneri medial Telegrafi.

Detaje të reja rreth eventit do të shpalosen në vazhdimësi.

Për më shumë informacione:

Facebook: Ardian R Hoxha

Instagram: ardianhoxha

Artikull i sponzorizuar