Rikthehet në shtëpinë kapsulë të Big Brother - publikohen pamje të Toneyt jashtë shtëpisë

Pas eliminimit të tij të premten nga Big Brother VIP Kosova 4, emri i Toneyt ka rikthyer diskutime të shumta mes ndjekësve të programit.
Dalja e tij nga shtëpia e famshme pati shkaktuar reagime të ndryshme dhe debate mbi lojën dhe vendimet e marrë nga publiku.
Së fundmi, pamje të publikuara tregojnë Toneyn brenda ‘Shtëpisë Kapsulë’, një ambient i veçantë që lidhet me formatin e reality shout.
Ky zhvillim ka ndezur kureshtjen e fansave, duke sugjeruar mundësinë e një rikthimi në lojë.
Megjithatë, rikthimi i tij në këtë ambient nuk do të ishte në përputhje me rregullat e Big Brother, pasi ai është parë më parë jashtë ambienteve të shtëpisë, në një lokal.
Publiku ka reaguar menjëherë në rrjetet sociale, duke diskutuar mbi situatën dhe duke spekuluar nëse Toney mund të ketë një rol të ri brenda shout, ose nëse pamjet e fundit shërbejnë vetëm për të nxitur publikun.
Sido që të jetë, mbetet për t’u parë në vazhdim se çfarë do të ndodh me këtë situatë. /Telegrafi/


















































