LAJMI I FUNDIT:

Rikthehet Hummer H1, shumë më i egër se origjinali (Foto)

Rikthehet Hummer H1, shumë më i egër se origjinali (Foto)

Dëshiron të shkatërrojë çfarëdo që i del përpara

Zyrtarisht është larguar nga prodhimi disa vjet më parë, mirëpo entuziastët vazhdojnë ta kthejnë në jetë Hummer H1, transmeton Telegrafi.


Mil-Spec Automotive është një punëtori në Detroit të Shteteve të Bashkuara, që është specializuar në këtë makinë dhe e ka rikrijuar, në mënyrë më të mirë të mundshme.

Madje, me përditësimet e realizuara, është bërë shumë më i egër se origjinali, duke e ngritur modifikimin në një nivel më të lartë. Modeli që do të përfundojë së rikonstruktuari gjatë vitit që vjen, pritet të del në shitje për 295mijë dollarë, që është një çmim mjaft i lartë.

Raportohet se ky H1 i prodhuar më 2006, ishte lënë vetëm në strukturën kryesore, ndërsa është kompletuar krejtësisht deri në detajin e fundit. Sistemi i aerodinamikës i është rritur në masë të madhe, si dhe rrotat për nga katër inç, duke e bërë një Hummer për të gjitha terrenet. /Telegrafi/