LAJMI I FUNDIT:

Rikthehet coronavirusi në Kinë

Rikthehet coronavirusi në Kinë

Autoritetet kineze kanë zbuluar dy raste të infektimit me coronavirus, si dhe dy raste asimptomatike në qytetin Jingkou, i cili ka rreth 2.3 milionë banorë, njoftoi sot komiteti komunal për higjienën dhe shëndetin publik.

Të gjithë të infektuarit janë punonjës të së njëjtës kompani. Aktualisht, banorët e Jingkou, në Provincën Liaoning, këshillohen të mos largohen nga qyteti përveç në rast emergjence. Të enjten, provinca lindore e Anhui regjistroi tre raste të reja me COVID-19.


Një hetim epidemiologjik tregoi se një nga të infektuarit arriti në Provincën Dalian (Provinca Liaoning) më 1 maj. Pas kësaj, epidemiologët supozuan se sëmundja fillimisht u shfaq në atë rajon, raporton reuters.

Ekspertët lokalizuan 265 persona në Jingkou të cilët mund të kenë pasur kontakt me të infektuarit.
Gjatë testimit u zbuluan pesë teste pozitive. Aktualisht, 217 persona janë bërë në karantinë dhe autoritetet lokale kanë bllokuar daljet nga qyteti.

Siç është raportuar nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit Kinez, autoritetet shtetërore zbuluan raste lokale të infeksionit në Kinë, në provincën e Anhui, për herë të parë në tre javë.

Deri më sot, katër raste të infeksionit janë konfirmuar atje – dy raste në qytetin e Hefei (tetë milionë banorë) dhe dy raste në qytetin e Luan (4.9 milion).

Kina së fundmi regjistroi 34 raste lokale të infeksionit: katër në provincën Anhui, dy në provincën Liaoning dhe 28 në provincën Yunnan në qytetin Juili në kufirin me Myanmar, ku një shpërthim i koronavirusit u shfaq në Prill. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Themeluesi i Binance dënohet me katër muaj burg në SHBA

Themeluesi i Binance dënohet me katër muaj burg në SHBA

Amerika
Pamjet që pretendohet se shfaqin vështirësitë që kishin forcat izraelite të eliminonin militantët e Hamasit, pa dëmtuar ushtarët e IDF-së

Pamjet që pretendohet se shfaqin vështirësitë që kishin forcat izraelite të eliminonin militantët e Hamasit, pa dëmtuar ushtarët e IDF-së

Azia
Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Botë
Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Azia
Vizita e shtatë në Izrael e Blinkenit, Netanyahu nuk bindet për armëpushim: Lufta nuk do të ndalet në Gaza

Vizita e shtatë në Izrael e Blinkenit, Netanyahu nuk bindet për armëpushim: Lufta nuk do të ndalet në Gaza

Azia
Kalo në kategori