LAJMI I FUNDIT:

Rikthehet bileta prej letre për autobusët e Bashkisë së Shkupit, një udhëtim do të jetë më shtrenjtë se 35 denarë

Rikthehet bileta prej letre për autobusët e Bashkisë së Shkupit, një udhëtim do të jetë më shtrenjtë se 35 denarë

Nga shtatori kthehen serish biletat prej letre për autobusët e Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik. Së shpejti do të caktohet çmimi, gjë për të cilën duhet të jap leje Këshilli i Bashkisë së Shkupit.

Me një mbushje prej 105 denarëve mund të bëni tre xhiro. Nga Ndërmarrja e Qarkullimit Publik thonë se biletat e reja për një drejtim do të jenë më shtrenjtë se 35 denarë.


Tani për tani qytetarët blejnë kartelë prej 300 denarëve, ndërsa më së miri e kanë pensionistët, të cilët me një biletë 300 denarëshe mund të udhëtojnë për gjithë muajin pa kufi.

Studentët e fakulteteve private pretendojnë se po diskriminohen në çmimet e biletave.

Metodija Goçevski studion në fakultet privat, por nuk e kupton një gjë, pse duhet të paguaj më shtrenjtë biletën se sa kolegët e tij që janë në fakultete shtetërore.

“Është ndryshe nëse je në fakultet shtetërorë, sikur janë Kirili dhe Metodi, studentët marrin një vërtetim se janë studentë në fakultet shtetërorë, mos më kapni për fjale por a ishte pa para apo me një çmim shumë të ulët 200-300 denar. Ndërsa ne studentët që jemi në fakultet privat paguajmë çmimin dy herë me të lartë. Nëse për ato është 300 denarë për ne është 1050 denarë”, deklaroi Metodija Goçevski.

Vlera e furnizimit është 117.000.000 denarë pa TVSH. Biletat për një drejtim do të mund të blihen në 100 lokacionet e qytetit ku shiten biletat e autobusit. Nga Ndërmarrja e Qarkullimit Publik thonë se bileta për një udhëtim është vetëm një pjesë e furnizimit që do të përfshijë edhe “përpunimin e aplikacionit për telefona të mençur, avancim të kontrollit të linjave, përditësim i sistemit me validatorë shtesë, sigurim i infrastrukturës komunikuese dhe platformë e-cloud./tv21/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori