Orkestra “2 korriku” kanë bërë të ditur se këtë të diel do të rikthehen me një projekt të ri muzikor.

Kënga e tyre e re titullohet “Shkon e vjen”, dhe është punuar nga studio e Hekuran Krasniqit.


fifi2

Klipi është gjithashtu mjaft i veçantë, pasi do të kemi mundësinë që pas një kohe shumë të gjatë t’i shohim së bashku regjisorin e njohur dhe ish-drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Fatos Berisha, aktorin Fatos Kryeziu, dhe këngëtarët Faton Isufi dhe Fatos Hoxha së bashku në një grup.

Ana vizuale e këtij projekti i është besuar A-Mol TV.

fifi1

Ndryshe ‘2 korriku” janë të njohur për këngët e tyre të më hershme si “Lopa”, “Lamtumirë” etj. /Telegrafi/