Këtë javë, BALLE's Club ka përgatitur dy evenimente madhështore me këngëtarë të njohur të skenës sonë muzikore.

Ditën e premte (4 tetor) për argëtimin e publikut të pranishëm në njërën nga klubet më të famshme të Prishtinës do kujdeset Sinan Vllasaliu bashkë me Lok Komanin, të cilët njëkohësisht do bëjnë edhe promovimin e këngës së tyre më të re, "Çikat e Prishtinës".


71867009 394018671292490 167127189056126976 n Sinan Vllasaliu dhe Lok Komani më 4 tetor në Balles' Club

Ndërkaq, një ditë më pas, tjetër mbrëmje e madhe muzikore do organizohet edhe të shtunën me këngëtarin e mirënjohur të estradës shqiptare, Ermal Fejzullahu.

BALLE’s është një klub nate që gjendet në Dragodan (Rr. Ahmet Krasniqi) në Prishtinë, dhe për këtë rikthim të tij janë bërë organizime madhështore me artistë të mëdhenj shqiptarë.

72529636 2181812492118526 2730050636912525312 n Ermal Fejzullahu më 5 tetor në Balle's Club

Ky klub i mahnitshëm premton se do të vazhdojë të ofrojë mbrëmje të tilla muzikore për kënaqësinë e vizitorëve dhe në vijim do ketë surpriza të shumta.  /Telegrafi/