LAJMI I FUNDIT:

Rihapja e basteve në Shqipëri, Rama: Kushte shumë të forta nëse miratohet vendimi, do të bëhet me kompani ndërkombëtare

Rihapja e basteve në Shqipëri, Rama: Kushte shumë të forta nëse miratohet vendimi, do të bëhet me kompani ndërkombëtare

Nëse do të miratohet vendimi për rikthimin e basteve online në Shqipëri, do të vendosen kushte shumë të forta dhe do të bëhet me kompani ndërkombëtare, deklaroi Kryeministri Edi Rama, gjatë një dëgjesë publike për rihapjen e basteve sportive, organizuar nga Komiteti Olimpik Shqiptar.

Të gjitha paratë do të shkojnë për sportin, kulturën dhe rininë, shtoi kreu i qeverisë.


“Ne do ta shikojmë me shumë pozitivitet këtë gjë, do të vendosim kushte shumë të forta, do të kërkojmë patjetër nëse kjo do të bëhet, të bëhet me kompani ndërkombëtare, nuk do të lejojmë riciklimin e asnjë lloj gjëje që nuk sjellë këtu kulmin e transparencës, kulmin e garancive për lojtarët dhe patjetër kulmin e ligjshmërisë, dhe këto janë të garantuara nga kompani të mëdha ndërkombëtare, të cilat operojnë botërisht dhe operojnë në zonën e Bashkimit Evropian”.

“Ne kemi sot një pjesë që u la që atëherë të licencuar të kazinove vetëm në hotelet me 5 yje që ka qenë rezultat i nevojës për të stimuluar turizmin e nivelit të lartë, nuk stimulohen të pasurit, por ekonomia se këto hotele sjellin një lloj konsumatori, se ai s’rri në hotel, po del nga aty, shkon të kala e Tiranës, futet në dyqane, blen, merr makinën me qira, është një lloj konsumatori që shpenzon dhe aty kemi një sasi të ardhurash që janë të konsiderueshme për buxhetin e shtetit.

Dhe Ministra e Financave po të jetë në panel, mezi pret të ndodhë, por i do paratë në buxhetin e shtetit.

Dhe unë kam qenë shumë i qartë që këto të ardhura të cilat ne i llogarisim që të jenë shumëfish më shumë se nga sa ne kontribuojmë çdo vit të shkojnë për sportin, kulturën dhe rininë, por në mënyrë shumë të qartë dhe dedikuar, pjesën e luanit do ta marrë sporti”, tha Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë

Ndjehen lëkundje toke në Kosovë

Lajme
Hoxhaj i reagon ashpër ministrit të jashtëm ukrainas që u takua me Gjuriqin në Serbi

Hoxhaj i reagon ashpër ministrit të jashtëm ukrainas që u takua me Gjuriqin në Serbi

Lajme
Nis takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi

Nis takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi

Politikë
U vra me plumb në kokë rrugës për në punë, polici në Fier ishte i fejuar, iu prenë ëndrrat në mes

U vra me plumb në kokë rrugës për në punë, polici në Fier ishte i fejuar, iu prenë ëndrrat në mes

Lajme
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
MPJD refuzon kërkesën e patriarkut serb Porfirije për të vizituar Kosovën

MPJD refuzon kërkesën e patriarkut serb Porfirije për të vizituar Kosovën

Lajme
Kalo në kategori