Pas iniciativës së disa pronarëve të kafiterive, klubeve dhe restoranteve të Prishtinës është riahapur Shoqatën e Gastronomëve.
Një ditë pas rihapjes së shoqatës përfaqësues të kësaj organizate kanë zhvilluar takim me Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe Drejtorin e Inspektoratit, Salih Zyba.
Disa nga propozimet që dolën nga ky takim janë që gastronomët e Prishtinës ta kenë një zyre dhe përfaqësim në Komunë, që kjo industri ta ketë periudhën e tolerancës dhe kohën turistike prej 15 korrikut deri më 15 gusht të çdo viti, që matja e zhurmës nga muzika të bëhet me decibel dhe që të gjithë ta respektojnë këtë normë të lejuar të zhurmës në ambientet publike , në mënyrë që Policia të mos vendosë njëanshëm për këtë, si dhe ndryshimi i ligjit për gastronomët.
Nga ana e tij kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka premtuar angazhimin e ekspertëve ndërkombëtar për matjen dhe tolerancën ndaj zhurmës, formimin e grupeve për ndryshim të ligjit ndaj gastronomëve (në grup do të jenë të përfshirë përfaqësues të bashkësive lokale të qytetit, përfaqësues të gastronomëve si dhe ekspertë ligjor nga Komuna dhe Policia e Kosovës).
“Tani ne si shoqatë do të kemi takim edhe me Policinë e Kosovës, në mënyrë që me komunikim dhe mirëkuptim të ndërsjellë ta zgjidhim çdo çështje të hapur nga cilado anë, sepse ne jemi shumë të interesuar të punojmë duke i respektuar të gjitha ligjet e aplikueshme, por edhe të avokojmë për të drejtat tona si industri e cila është shumë e madhe në peshë, në ekonominë e kryeqytetit. Me komunikim të hapur dhe të sinqertë, do të arrijmë në zgjidhje të mira për të gjithë”, thuhet në komunikatën për media nga shoqata e gastronomëve. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Modë apo relaks?
GoBau – Kositëse bari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre