LAJMI I FUNDIT:

Rihapet aeroporti i Kabulit, lejohen vetëm fluturimet brenda vendit

Rihapet aeroporti i Kabulit, lejohen vetëm fluturimet brenda vendit

Ekipi teknik i Katarit ka ndihmuar të rimëkëmb aeroportin e Kabulit për fluturime brenda vendit – duke ofruar një ndihmë shumë të madhe.

Aviokompani afgane “Ariaana Afgan Airlines”, ka rifilluar fluturimet brenda vendit duke arritur marrëveshje me tri kompani tjera rajonale, ka njoftuar kjo kompani, pasi që ekipi teknik i Katarit e ka ndihmuar të rimëkëmbët aeroporti i Kabulut, transmeton Telegrafi.

Pasagjerët e interesuar mund të udhëtojnë nga Kabuli në drejtim të Heratit, Mazarit, Sharifi dhe Kandahar.

“Ariana Afghan Airlines është krenar që ka rifilluar fluturimet brenda vendit”, thuhet në kumtesën e publikuar në Facebook.

Në anën tjetër, ambasada e Katarit në Afganistan ka njoftuar se ekipi i tyre teknik ka arritur ta riparoj pistën në aeroport dhe të rifilloj fluturimet.

Ky aeroport kishte qenë i mbyllur për disa ditë, pasi që forcat amerikane braktisën vendin dhe i dhanë fund evakuimit të dhjetëra mijëra njerëzve.

Megjithatë në Afganistan kanë mbetur edhe disa mijëra që nuk kanë arritur të largohen, e tani po frikësohen se mund ta pësojnë me jetë nga talebanët – për faktin se cilësohen si bashkëpunëtorë të perëndimit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Azia
Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Evropa
Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Evropa
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Ukrainasit godasin me HIMARS-in amerikan sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse BUK – e hedhin në erë me goditjen direkte

Ukrainasit godasin me HIMARS-in amerikan sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse BUK – e hedhin në erë me goditjen direkte

Evropa
Ukraina po përpiqet të krijojë lidhje me aleatin historik të Rusisë, Indinë

Ukraina po përpiqet të krijojë lidhje me aleatin historik të Rusisë, Indinë

Botë
Kalo në kategori