Rihanna u shfaq me të dashurin e saj, ASAP Rocky, në një darkë të dielën për të festuar 34-vjetorin e tij.

Këngëtarja, e cila mirëpriti fëmijën e parë me partnerin në maj, u vesh për këtë rast me një fustan të zi glamuroz teksa largohej nga festa në Olivetta në Los Angeles.


Riri shfaqi këmbët e tonifikuara në fustanin e guximshëm, i cili ishte i prerë nga njëra anë deri në kofshë.

63051807 11274279 Looking fab The star showed off her Jimmy Choo x Mugler shoes as a 65 1664797062210 Foto: Backgrid

Ajo e kombinoi fustanin me taka Jimmy Choo x Muglen dhe një gjerdan argjendi, kurse reperi ishte veshur një kostum të zi dhe kravatë.

Ka qenë një javë festimesh për yllin pasi njoftoi se do të performojë në shfaqjen e pjesës së parë të Super Bowl LVII më 12 shkurt.

63051829 11274279 image a 53 1664796617908 Foto: Backgrid

34-vjeçarja dhe ekipi i saj janë duke menduar për një listë me gati 50 emra të mundshëm për t'u bashkuar me të në skenë në Stadiumin State Farm të Arizonës për performancën e saj prej 12 deri në 15 minuta.

Burimet thonë se do të jenë të pranishëm të gjithë emrat e mëdhenj të muzikës me të cilët ka bashkëpunuar.

63051817 11274279 image a 61 1664796780143 Foto: Backgrid

Të hënën në mbrëmje, ylli nga Barbados ishte fotografuar duke shkuar në një studio muzikore që ka lënë të nënkuptohet se ka nisur punën për albumin e nëntë, duke qenë se është komentuar prej kohësh.

Ajo dhe Rocky u bënë prindër për herë të parë në muajin maj, por që akoma nuk kanë zbuluar emrin apo imazhin e foshnjës. /Telegrafi/

63051821 11274279 image a 57 1664796703410 Foto: Backgrid