Rihanna ka rikthyer edhe një herë fuqinë e saj ikonike të stilit, këtë herë për një paraqitje të veçantë për Dior.

Artistja dhe sipërmarrësja 36-vjeçare u fotografua duke pozuar në një ballkon me një pamje mahnitëse urbane, e veshur me një mantel luksoz prej gëzofi që i dha një elegancë klasike dhe njëkohësisht të guximshme.


Ylli i muzikës, e cila prej kohësh konsiderohet si një prej ikonave më të mëdha të modës, shkëlqeu me një dukje sensuale e të rafinuar, duke i dhënë jetë estetikës së Dior me qëndrimin e saj plot vetëbesim, shkruan DailyMail.

Foto: Rihanna/Instagram

Pamjet, si në ngjyra ashtu edhe bardhë e zi, theksojnë sharmin e saj natyral dhe aftësinë për ta shndërruar çdo paraqitje në një moment të paharrueshëm.

Rihanna shfaqet duke mbajtur në dorë edhe një parfum, që i plotëson stilin dramatik, ndërsa grimi minimalist dhe flokët e mbledhura në mënyrë të çrregullt elegante i japin një ndjesi moderne dhe të pakrahasueshme.

Foto: Rihanna/Instagram

Kjo paraqitje e fundit e saj është një dëshmi se Rihanna nuk është vetëm një artiste e suksesshme, por edhe një figurë që vazhdon të përcaktojë trendet në botën e modës dhe luksit.

Dior, nga ana tjetër, gjeti te ajo ambasadoren perfekte për të reflektuar fuqinë, feminitetin dhe elegancën e përjetshme. /Telegrafi/

Foto: Rihanna/Instagram

Foto: Rihanna/Instagram

Foto: Rihanna/Instagram

Foto: Rihanna/Instagram

Foto: Rihanna/Instagram