LAJMI I FUNDIT:

Rifat Jashari i çon letër Rexhep Selimit për ditëlindje

Rifat Jashari i çon letër Rexhep Selimit për ditëlindje

Vëllai i komandantëve legjendarë të UÇK-së, Adem e Hamëz Jasharit, Rifat Jashari sot mori pjesë në seancën solemne në nder të shënimit të 25-vjetori të Epopesë së UÇK-së.

Por pas mbarimit të seancë, përfaqësuesi i familjes heroike nga Prekazi u pa në oborrin e Kuvendit të Kosovës bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Kësisoj, ai shkroi në shpinën e ministrit Mehaj një kartolinë që t’ia dërgojë ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi, për ditëlindjen e tij që do ta ketë më 15 mars.

Aktualisht, Selimi gjendet në Hagë bashkë me ish-krerët e UÇK-së.