LAJMI I FUNDIT:

Ribrendimi i Kinemasë “Jusuf Gërvalla”

Ribrendimi i Kinemasë “Jusuf Gërvalla”

Kinema “Jusuf Gërvalla” ka ndryshuar pamjen vizuele.

Në tre muajt e fundit, Anibar ka punuar bashkë me trembelat për të krijuar një identitet të ri vizuel për Kinemanë “Jusuf Gervalla”.


Përmes identitetit të ri vizual të Kinemasë ne në Anibar kemi dëshiruar të ndërthurim të kaluarën e lavdishme të Kinemasë me të tashmen aktiviste të një qendre kulturore.

Një qendër kulturore e ndërtuar me financimin e sindikatave të punëtorëve përgjatë viteve të 50-ta, e ushqyer përmes mbështetjes së qytetarëve të Pejës deri në vitet e 90-ta, si dhe një simbol i angazhimit qytetar dhe aktivizmit në vitet e fundit.

Kinema “Jusuf Gërvalla” si vendtakim i vjetër, sot ka identitet të ri!