LAJMI I FUNDIT:

Ri-aktualizohet çështja e ndërtimit të banesave në Istog nga vëllezërit Rugova, Haki Rugova flet për rastin

Ri-aktualizohet çështja e ndërtimit të banesave në Istog nga vëllezërit Rugova, Haki Rugova flet për rastin

Gjatë ditës së sotme në media është shpërndarë një video e emisionit “Drejtësia në Kosovë” që kompania MACON ka ndërtuar objekt shtatë katesh në tokën komunale të Istog dhe se vëllezërit e kryetarit Haki Rugova janë pronarë të kësaj kompanie.

Por, në një intervistë për Telegrafin, kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Istogut, Haki Rugova se të gjitha që është dashur të sqarohen i ka thënë dhe nuk ka asgjë antiligjore.


“Kjo është nuk është kurrfarë skandali dhe nuk ka asgjë jashtëligjore, dhe këtë e kanë konstatuar edhe organet e përkatëse që nuk ka bazë këto konstatime që po shkruajnë portale të ndryshme”, ka deklaruar Rugova për Telegrafin. (Favoret e Komunës së Istogut për Kompaninë e Kryetarit Rugova)

Në anën tjetër emisioni “Drejtësia në Kosovë kishte raportuar se kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova bashkë me vëllezërit e tij në vitin 2003-2004 me kompaninë e tyre “Macon”, kishin ndërtuar një objekt shtatëkatësh në pronën komunale.

Përveç ndërtimit në tokën e komunës, kompania “Macon”, pronë e vëllezërve Rugova kishte marrë edhe disa tenderë në komunën e cila që nga viti 2010 qeveriset nga Haki Rugova. (A do t’i Japë më Haki Rugova Tenderë Kompanisë së Vëllezërve?)

Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova i cili ishte rikandiduar nga LDK-ja edhe për një mandat, ishte përballur me kritika lidhur me tenderët që u kishte dhënë kompanisë së vëllezërve të tij, në të cilën ishte edhe vet aksionar.

Por kryetari i Komunës së Istogut në formularin e deklarimit të pasurisë nuk figuron më si aksionar i kompanisë “Macon” pasi që ka hequr dorë. (Haki Rugova Heq Dorë nga Kompania ‘Macon’/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Lajme
Kalo në kategori