LAJMI I FUNDIT:

Rezultatet preliminare tregojnë se partia e Vuçiqit mori 56 për qind të votave

Rezultatet preliminare tregojnë se partia e Vuçiqit mori 56 për qind të votave

Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci në Serbi (CeSID) ka dalë me një rezultat preliminar të zgjedhjeve parlamentar që sot u mbajtën në Serbi, pas mbylljes së vendvotimeve në orën 20:00, ku Partinë Progresive të Serbisë (SNS) e rendit të parën me 56.2 për qind të votave, Partinë Socialiste të Serbisë (SPS) me 10.9 për qind, përcjell nga SRS-ja me 7.3 për qind, si dhe nga DS-ja me 5.7 për qind.

Përqindja tjetër e votave, sipas Qendrës, u përket partive të tjera.


CeSID pret që pjesëmarrja e përgjithshme në këto zgjedhje të ketë qenë rreth 57 për qind, transmeton KosovaPress.

Sipas Qendrës, rezultatet nuk përfshijnë numërimet jashtë shtetit, e as votat nga Kosova.

Ndërkohë, përfaqësues të Bllokut Patriotik kanë kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve parlamentare serbe në Kosovë, pasi ata konsiderojnë se Partia Progresive Serbe (SNS), të cilën e udhëheq kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq, është përfshirë në vjedhje dhe parregullsi.

Sipas kësaj partie, kjo gjë është me e theksuar veçanërisht në Mitrovicën Veriore dhe në Komunën e Zveçanit. /KP/