LAJMI I FUNDIT:

Rezultatet e komuniteteve jo serbe drejt Kushtetueses

Rezultatet e komuniteteve jo serbe drejt Kushtetueses
Foto: Ilustrim

Rezultati që doli nga zgjedhjet e 14 shkurtit nga partitë e komuniteteve jo shumicë po konsiderohet si çështje që duhet të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese. Kjo po ndodh pas disa pretendimeve se Lista Serbe ka ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve te komunitetet jo-shumicë.

Sipas rezultateve preliminare, me ndihmën e Listës Serbe partia e Adriana Hoxhiq dhe Iniciativa Rome do të marrin ulëse në Kuvend.

Mirëpo sipas organizatës “Çohu” kjo dukuri ka bazë për t’u dërguar në Gjykatën Kushtetuese.

“Kam përshtypjen që kjo dukuri është antikushtetuese bazuar në formulën e përfaqësimit të drejtë të komuniteteve në Kuvendin e Kosovës. Nëse shkojmë edhe më tutje, edhe Kodi Penal i Republikës së Kosovës përkujdeset për të mbrojtur vullnetin e votuesve”, deklaroi Genc Nimoni.

Subjektet e minoriteteve jo-serbe që morën këto vota nga komuniteti serb, sipas Florent Spahisë nga KDI nuk përfaqësojnë komunitetet jo-serbe.

“Partitë e minoriteteve që kanë marrë vota nga komuniteti serb i kisha llogaritur në kuadër të votave që kanë prag zgjedhorë pra për 100 mandate, pasi ato vota nuk mund të anulohen pasi janë të ligjshme dhe të dhënë në zgjedhje. Mund të them se ato vota nuk përfaqësojnë komunitetin për të cilin i kanë marrë, pasi ai komunitet nuk i ka votuar për t’i përfaqësuar”, deklaroi Florent Spahija.

Sipas rezultateve preliminare Lista Serbe merr 10 mandatet e garantuara për komunitetin serb./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori