LAJMI I FUNDIT:

Rezerva Federale të shmang mbështetjen për ekonomin e SHBA-ve

Rezerva Federale të shmang mbështetjen për ekonomin e SHBA-ve

“Rezerva Federale duhet të shmangë heqjen me shpejtësi të mbështetjes ndaj ekonomisë amerikane”, deklaroi Lael Brainard, anëtare e bordit drejtues të institucionit.

Kjo është deklarata e radhës në serinë e atyre që sinjalizojnë se gjatë mbledhjes së javës së ardhshme, Rezerva Federale do të mbajë të pandryshuara normat e interesit. Në fund të javës së kaluar ishte kreu i Rezervës Federale të Bostonit që pohoi të njëjtën gjë.


Brainard ndërkohë, deklaroi se, ajo kërkon të shikojë një trend të përmirësuar sa i përket kërkesës së brendshme, çka përkthehet në rritje të normës së inflacionit, përpara se institucioni të ndërhyjë me rritjen e normave të interesit.

Ndër të tjera, ajo shtoi se, tregu i punës në Shtetet e Bashkuara nuk po operon me kapacitet maksimal, çka përkthehet në një arsye më pak për të ndërhyrë javën e ardhshme.

Një pjesë e anëtarëve të bordit drejtues të Rezervës Federale duket se janë rreshtuar krah atyre që kërkojnë kujdes për ndërhyrjen e radhës, për shkak se nuk janë të bindur nga të dhënat e fundit makroekonomike. Pjesa tjetër ndërkohë, beson se tregu i punës ka prekur forcën maksimale dhe se janë krijuar kushtet për të ndërhyrë. /Telegrafi/