I vetmi institucion në Republikën e Kosovës që posedon listat e personave të dyshuar për krime në Kosovë gjatë periudhës së luftës 1998-99, është Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX). Të njëjtat lista nuk i posedon organi i sigurisë në vend, Policia e Kosovës.
Kjo çështje ka ngjallur reagime të shumta nga deputetët dhe ekspertët e sigurisë në vend. Sipas tyre, PK-ja në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit duhet t’i përpilojë disa lista të reja për personat që kanë kryer masakra, vrasje dhe dhunime të popullsi në Kosovë.
Ish-ministri i Punëve të Brendshme, njëherësh deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Rexhepi në një prononcim për “Indeksonline” thotë se EULEX-i është i detyruar që ato lista t’ia bartë edhe tek institucioneve tona përgjegjëse.
“Është detyrë e EULEX-it që pas dërgimit të të gjitha kompetencave mbi institucionet e vendit nga 2008 e sidomos nga 2010, të mendojë se e ka për borxh e obligim në raport me detyrat që u dalin. Pra, të informojnë institucionet e Kosovës dhe të bashkëpunojnë me to, të kenë besim tek bartja e të gjitha informatat të cilat duhet të jenë ‘Top-secret’, qoftë informatat e tjera me të cilat do të kishin bashkëvepru në mënyrë që me i parandalu veprimet që do t’ju ndihmonin institucioneve tona”, thotë ai.
Më tej, Rexhepi thotë se është e dobishme që sa më parë të bëhet identifikimi i personave që kanë kryer krime gjatë periudhës së luftës në Kosovë.
“Duhet të jetë një pasqyrë se kush janë ata persona dhe poashtu të marrin veprimet adekuate me nevojën që e lyp koha”, është shprehur ai.
Nga ana tjetër, njohësi për çështje të sigurisë, Florian Qehaja ka këshilluar Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë që t’i përpilojnë vet këto lista, të cilat i posedon vetëm Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit.
“Policia duhet t’i ketë lista. EULEX-i ka raste specifike. Por me vet-iniciativë policia është dashur t’i bëj listat se kush ka kryer krime, në bashkëpunim me Prokurorinë, me u bë flet-arrestet. Mirëpo s’ka pas vullnet dhe iniciativë të institucioneve. Nuk ka pas bashkëpunim mes Policisë dhe Prokurorisë për këtë çështje. Pra, këto dy organet duhet ti përpilojë nga fillimi këto lista të nevojshme për shtetin”, ka thënë ai.
Ndryshe, zv.drejtori i përgjithshëm i PK-së, Naim Rexha ditë më parë ka konfirmuar se EULEX-i është i vetmi institucion që ka emrat e personave të cilët kanë kryer krime gjatë periudhës së luftës. Kështu, sipas tij, Policia e Kosovës nuk ka asnjë listë të vetme. Ai kishte thënë se janë disa zyrtarë të PK-së të cilët bashkëveprojnë në kuadër të Njësisë së krimeve të luftës së policisë së EULEX-it.
“Jemi të gatshëm si dhe ne kemi kërkuar disa herë që ne ta marrim përgjegjësinë edhe para vazhdimit të mandatit të fundit të EULEX-it, mirëpo nuk ka është dhënë. Ne kemi njohuri për një data-bazë që është në kuadër të kësaj Njësie, mirëpo çfarë ka aty ata e administrojnë. Policët tanë kanë filluar të merren me raste të caktuara siç ju ndahen në kuadër të Njësisë”, është deklaruar numri dy i PK-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe